Proverbat 1:1-33

  • Qëllimi i proverbave (1-7)

  • Rreziqet e shoqërive të këqija (8-19)

  • Mençuria e vërtetë thërret publikisht (20-33)

1  Proverbat e Solomonit,+ birit të Davidit,+ mbretit të Izraelit:+  2  për të fituar* mençuri,+ për të njohur ç’është disiplina,*për të kuptuar thëniet e mençura,  3  për të pranuar disiplinën+ që jep gjykim të thellë,drejtësi,+ gjykim të shëndoshë*+ dhe ndershmëri,*  4  për t’u dhënë të papërvojëve mendjemprehtësi,+për t’u dhënë të rinjve njohuri dhe aftësi për të menduar mirë.+  5  I mençuri dëgjon dhe mëson më shumë.+Një njeri me mend kërkon udhëheqje të mençur*+  6  për të kuptuar proverba dhe thënie të koklavitura,*gjëegjëzat dhe fjalët e të mençurve.+  7  Të kesh nderim të thellë për Jehovain,* është hapi i parë drejt njohurisë.*+ Vetëm të marrët e përbuzin mençurinë dhe disiplinën.+  8  Biri im, vërja veshin disiplinës së atit tënd,+dhe mos i braktis mësimet* e nënës sate.+  9  Ato janë një kurorë e bukur lulesh për kokën tënde,+një stoli e çmuar për qafën tënde.+ 10  Biri im, nëse mëkatarët përpiqen të të tundojnë, mos prano.+ 11  Nëse të thonë: «Hajde me ne, të ngremë prita për të derdhur gjak, të fshihemi që të sulmojmë për qejf viktima të pafajshme, 12  t’i gëlltitim të gjallë, siç gëlltit Varri,*t’i gëlltitim krejt, si ata që përfundojnë në gropë, 13  t’i grabitim të gjitha gjërat e tyre të çmuarae t’i mbushim shtëpitë tona me plaçkë, 14  po, hajde me ne,*e ç’të vjedhim, do ta ndajmë bashkë»,* 15  ti, biri im, mos shko pas tyre. Mbaji larg këmbët nga shtegu i tyre,+ 16  sepse këmbët e tyre sulen drejt së ligës;ata turren për të derdhur gjak.+ 17  Sigurisht është e kotë t’u vësh zogjve rrjetë përpara syve. 18  Ja pse ata zënë pusí për të derdhur gjake rrinë fshehur për të marrë jetë njerëzish. 19  Këto janë udhët e atyre që kërkojnë fitime të pandershme,të cilat në fund ua marrin jetën atyre që i shtien në dorë.+ 20  Mençuria e vërtetë+ thërret rrugës,+ në sheshe e ngre zërin vazhdimisht.+ 21  Në kryqëzimet* e rrugëve të rrahura thërret, në hyrjet e portave të qytetit thotë:+ 22  «O të papërvojë, deri kur do ta doni mungesën e përvojës? O tallës, deri kur do të kënaqeni me talljet? O të marrë, deri kur do ta urreni njohurinë?+ 23  Vërjani veshin korrigjimit tim dhe ktheni rrugë,+ dhe atëherë do të derdh frymën time mbi jue do t’ju tregoj fjalët e mia.+ 24  Unë thirra, por ju i mbyllët veshët vazhdimisht,unë e shtriva dorën, por askush nuk kushtoi vëmendje.+ 25  Ju i shpërfillët vazhdimisht gjithë këshillat e miadhe e hodhët poshtë korrigjimin tim. 26  Prandaj unë do të qesh kur t’ju bjerë ndonjë e zezë,do t’ju vë në lojë kur të vijë ajo që ju tmerron,+ 27  kur ajo që ju tmerron të vijë si stuhi,kur të zezat t’ju vijnë si furtunëdhe kur t’ju zënë hallet e ankthet. 28  Atëherë këta do të më thërrasin pa pushim, por s’do të përgjigjem;do të më kërkojnë me ngulm, por s’do të më gjejnë,+ 29  sepse e urryen njohurinë+dhe nuk zgjodhën të nderonin thellësisht Jehovain.+ 30  Nuk i pranuan këshillat e miadhe gjithë korrigjimet e mia i përbuzën. 31  Prandaj do të vuajnë pasojat* e udhëve të tyre+e do të mbyten nga intrigat* e tyre. 32  Rebelimi do t’ua hajë kokën të papërvojëve,dhe moskokëçarja* do t’i shkatërrojë të marrët. 33  Por ai që më dëgjon, do të jetojë i sigurt,+pa frikë në zemër se mos i ndodh ndonjë e keqe.»+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «për të njohur».
^ Ose «të drejtë».
^ Ose «paanshmëri».
^ Ose «drejtim nga një person i aftë».
^ Ose «dhe një tregim alegorik».
^ Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «fillimi i njohurisë».
^ Ose «ligjet».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «lidhe shortin tënd me ne».
^ Ose «do të kemi një çantë (torbë) të vetme».
^ Fjalë për fjalë «Në krye».
^ Fjalë për fjalë «do të hanë frytin».
^ Ose «komplotet; planet».
^ Ose «vetëkënaqësia; indiferentizmi».