Proverbat 20:1-30

  • Vera të bën qesharak (1)

  • Përtaci nuk e punon tokën në dimër (4)

  • Mendimet e njeriut janë si ujëra të thella (5)

  • Paralajmërim kundër zotimeve të nxituara (25)

  • Lavdia e të rinjve është fuqia e tyre (29)

20  Vera të bën qesharak+ dhe alkooli të pashtruar;+kushdo që del nga rruga e drejtë prej tyre, nuk është i mençur.+  2  Tmerri që ngjall mbreti, është si ulërima e luanit;*+kush provokon zemërimin e tij, rrezikon jetën e vet.+  3  Është nder për njeriun t’i shmangë debatet,+por i marri përzihet në to.+  4  Përtaci nuk e punon tokën në dimër,prandaj do të lypë gjatë të korrave, kur të mos ketë gjë.*+  5  Mendimet* e zemrës së njeriut janë si ujëra të thella,por njeriu me aftësi dalluese i nxjerr në sipërfaqe.  6  Shumë thonë se kanë dashuri besnike,por kush mund të gjejë një njeri vërtet besnik?!  7  I drejti ecën me integritet.*+ Sa të lumtur janë fëmijët* e tij!+  8  Kur ulet në fron për të gjykuar,+mbreti e shoshit* gjithë të keqen me një vështrim.+  9  Kush mund të thotë: «E kam pastruar zemrën,+ jam i kulluar, pa mëkat.»+ 10  Peshat me hile dhe masat e mangëta,*janë që të dyja të neveritshme për Jehovain.+ 11  Edhe fëmija* njihet nga veprimet e tij,në ka sjellje të pafajshme* dhe të drejtë.+ 12  Si veshin që dëgjon, edhe syrin që shikon,që të dy i ka bërë Jehovai.+ 13  Mos e duaj gjumin, përndryshe të pret skamja;+hapi sytë dhe do të ngopesh me bukë.+ 14  «S’qenka gjë, s’qenka gjë!»—thotë blerësi,pastaj largohet dhe mburret për blerjen.+ 15  Dikush mund të ketë ar dhe plot korale,*por buzët e njohurisë janë më të çmuara.+ 16  Nëse një burrë del garant për një të panjohur, merri rrobën;+nëse bën po njësoj për një grua të huaj,* merri një peng.+ 17  Buka e fituar me hile, i shijon njeriut,por pastaj ia lë gojën plot zhavorr.+ 18  Kur konsultohesh,* planet realizohen me sukses,*+prandaj luftën bëje nën udhëheqje të mençur.*+ 19  Kush e ka gjuhën të gjatë,* shkon vërdallë për të treguar bisedat e bëra në mirëbesim.*+ Mos u shoqëro me një që vdes të merret me thashetheme!* 20  Atij që mallkon babanë dhe nënën,do t’i shuhet llamba kur të bjerë errësira.+ 21  Trashëgimia e fituar me lakmi në fillim,s’ka për të qenë bekim në fund.+ 22  Mos thuaj: «Do ta kthej të keqen me të keqe!»+ Shpreso te Jehovai,+ dhe ai do të të shpëtojë.+ 23  Peshat me hile janë të neveritshme* për Jehovain,dhe peshoret e rreme janë të këqija për të. 24  Jehovait i takon të drejtojë hapat e njeriut.+ Si mund ta dallojë, pra, njeriu udhën e vet?* 25  Është lak për njeriun të thotë pa u menduar: «Është e shenjtë!»,+dhe t’i shqyrtojë zotimet vetëm pasi t’i ketë marrë.+ 26  Mbreti i mençur i shoshit të ligjtë+dhe i ndan veç si ndahet byku nga gruri.+ 27  Fjalët* e njeriut janë llamba e Jehovait,e cila hedh dritë në skutat më të thella të zemrës. 28  Dashuria besnike dhe e vërteta* e mbrojnë mbretin;+me anë të dashurisë besnike e bën fronin të patundur.+ 29  Lavdia e të rinjve është fuqia e tyre,+dhe shkëlqimi i të moshuarve janë flokët e bardhë.+ 30  Të vrarat dhe plagët e zhdukin* të keqen,+dhe të goditurat pastrojnë skutat më të thella të zemrës.

Shënimet

^ Ose «e një luani të ri me krifë».
^ Një mundësi tjetër «do të kërkojë gjatë të korrave, por nuk do të gjejë gjë».
^ Ose «Qëllimet».
^ Fjalë për fjalë «bijtë».
^ Ose «e dallon».
^ Ose «Dy lloje gurësh peshash dhe dy lloje enësh matëse».
^ Ose «djali».
^ Ose «të dëlirë».
^ Ose «për një të huaj».
^ Ose «Me këshilla; Kur kërkohen këshilla».
^ Ose «bëhen të sigurta».
^ Ose «nën drejtimin e një këshilluesi të aftë».
^ Ose «Një shpifës».
^ Ose «në konfidencë».
^ Ose «që të bën për vete me fjalë!»
^ Ose «Dy lloje gurësh peshash janë të neveritshëm».
^ Ose «cilën udhë të marrë?»
^ Fjalë për fjalë «Fryma».
^ Ose «besnikëria».
^ Ose «e spastrojnë».