Zbulesa e Gjonit 2:1-29

  • Mesazhe për Efesin (1-7), Smirnën (8-11), Pergamin (12-17), Tiatirën (18-29)

2  Engjëllit+ të kongregacionit në Efes+ shkruaji: “Kështu thotë ai që mban shtatë yjet në dorën e djathtë, që ecën mes shtatë shandanëve prej ari:+ 2  ‘I di veprat e tua, mundin dhe qëndrueshmërinë që tregon. E di se nuk i toleron njerëzit e këqij, se i vure në provë ata që thonë se janë apostuj,+ por që s’janë, dhe zbulove se ishin gënjeshtarë. 3  Ti po tregon qëndrueshmëri, dhe për hir të emrit tim ke duruar shumë gjëra+ pa u lodhur.+ 4  Megjithatë, kam diçka kundër teje: e ke lënë dashurinë e fillimit. 5  Prandaj kujto ku ishe para se të bije dhe pendohu+ e bëj veprat e mëparshme. Po s’u pendove, do të vij te ti dhe do ta heq shandanin+ tënd nga vendi i tij.+ 6  Por ke këtë të mirë: i urren veprat e sektit të nikolaitëve,+ të cilat i urrej edhe unë. 7  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve:+ atij që del fitimtar,+ do t’i lejoj të hajë nga pema e jetës,+ që është në parajsën e Perëndisë.’” 8  Engjëllit të kongregacionit në Smirnë shkruaji: “Kështu thotë ‘i Pari dhe i Fundit’,+ që ishte i vdekur dhe u kthye sërish në jetë:+ 9  ‘T’i di vuajtjet* dhe e njoh varfërinë tënde, por ti je i pasur.+ E njoh edhe blasfeminë* e atyre që e quajnë veten judenj, por që në fakt janë sinagogë e Satanait.+ 10  Mos ki frikë nga ato që do të vuash pas pak kohe.+ Ja, Djalli do të vazhdojë të futë disa nga ju në burg, që të sprovoheni plotësisht, dhe do të keni përndjekje* për dhjetë ditë. Tregohu besnik deri në vdekje, e do të të jap kurorën e jetës.+ 11  Kush ka veshë, le të dëgjojë+ çfarë u thotë fryma kongregacioneve: atë që del fitimtar,+ s’do ta prekë kurrsesi vdekja e dytë.’”+ 12  Engjëllit të kongregacionit në Pergam shkruaji: “Kështu thotë ai që ka shpatën me dy tehe, të gjatë e të mprehtë:+ 13  ‘E di që ti banon atje ku është froni i Satanait. Por vazhdon të jesh besnik ndaj emrit tim*+ dhe nuk e ke mohuar besimin tek unë,+ madje as në ditët e Antipës, dëshmitarit tim besnik,+ që u vra+ përkrah jush, aty ku banon Satanai. 14  E megjithatë, kam disa gjëra kundër teje: aty ke nga ata që i përmbahen mësimit të Balamit,+ i cili e mësoi Balakun+ t’ua prishte mendjen* bijve të Izraelit që të hanin gjëra të flijuara idhujve e të kryenin imoralitet seksual.*+ 15  Po ashtu, ke edhe nga ata që i përmbahen mësimit të sektit të nikolaitëve.+ 16  Pendohu, përndryshe do të vij shpejt te ti e do të luftoj kundër tyre me shpatën e gjatë të gojës sime.+ 17  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve:+ atij që del fitimtar,+ do t’i jap nga mana e fshehur,+ si dhe një guralec të bardhë, e mbi guralec do të jetë i shkruar një emër i ri, që askush s’e njeh, përveç atij që e merr.’” 18  Engjëllit të kongregacionit në Tiatirë+ shkruaji: “Këto gjëra thotë Biri i Perëndisë, që i ka sytë si flakë zjarri+ dhe këmbët si bakër i pastër:+ 19  ‘I njoh veprat e tua, dashurinë, besimin, shërbimin dhe qëndrueshmërinë tënde, dhe e di që veprat e tua të fundit janë më shumë se të mëparshmet. 20  Megjithatë, kam diçka kundër teje: ti e toleron gruan Jezebelë,+ e cila e quan veten profeteshë dhe, me mësimet e saj, i mashtron skllevërit e mi që të kryejnë imoralitet seksual*+ dhe të hanë gjëra të flijuara idhujve. 21  I dhashë kohë të pendohej, por ajo nuk do që të pendohet për imoralitetin e saj seksual.* 22  Ja, jam gati ta hedh në një shtrat sëmundjesh, kurse atyre që kryejnë kurorëshkelje me të, do t’u shkaktoj vuajtje* të mëdha nëse nuk pendohen për veprat që bënë të shtyrë nga ajo. 23  Fëmijët e saj do t’i vras me një plagë vdekjeprurëse, që të gjitha kongregacionet ta dinë se unë jam ai që heton skutat më të thella të mendjes* dhe të zemrës, e do ta shpërblej secilin nga ju sipas veprave të veta.+ 24  Megjithatë gjithë ju të tjerëve në Tiatirë, që nuk e ndiqni atë mësim, që nuk i njihnit të ashtuquajturat ‘gjërat e thella të Satanait’,+ po ju them: nuk po ju vë asnjë barrë tjetër. 25  Mbani fort atë që keni derisa të vij unë.+ 26  Atij që del fitimtar dhe që ndjek udhën time deri në fund, do t’i jap autoritet mbi kombet,+ 27  njëlloj si mora unë autoritet nga Ati im. Ai do të mbretërojë mbi* njerëzit me një shkop të hekurt,+ dhe ata do të bëhen copë-copë si enë argjile. 28  Atij do t’i jap yllin e mëngjesit.+ 29  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «shtrëngimet».
^ Fjalë për fjalë «shtrëngim».
^ Ose «të mbash fort emrin tim».
^ Ose «t’u vinte një gur pengese».
^ Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «shtrëngim».
^ Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».
^ Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».