Sofonia 3:1-20

  • Jerusalemi, qytet rebel dhe i pandershëm (1-7)

  • Gjykimi dhe rivendosja (8-20)

    • Një gjuhë e kulluar (9)

    • Një popull i përulur dhe i thjeshtë do të shpëtojë (12)

    • Jehovai do të ngazëllojë për Sionin (17)

3  Mjerë ti, o qytet rebel, i ndotur dhe shtypës!+  2  Nuk iu binde zërit që të foli,+ nuk e pranove disiplinën.*+ Nuk pate besim te Jehovai.+ Nuk iu afrove Perëndisë tënd.+  3  Princat e tu janë si luanë që ulërijnë.+ Gjykatësit e tu janë si ujqërit e natës;nuk lënë asnjë kockë për të brejtur gjer në mëngjes.  4  Profetët e tu janë të pacipë e të pabesë.+ Priftërinjtë e tu e ndotin atë që është e shenjtë;+e dhunojnë ligjin.+  5  Jehovai është i drejtë mes teje;+ nuk bën padrejtësi. Ai i shpall vendimet gjyqësore mëngjes për mëngjes,+si drita e agimit që kurrë nuk mungon. E megjithatë i padrejti nuk e di ç’është turpi.+  6  «Kombet i shfarosa. Kullat e tyre në qoshe të mureve u shkretuan. Rrugët e tyre i shkretova që askush të mos kalojë nëpër to. Qytetet e tyre u bënë rrënoja, pa asnjë njeri, pa asnjë banor.+  7  Unë i thashë: ‘Me siguri do të ma kesh frikën* dhe do ta pranosh disiplinën’,*+që ai* të mos shfarosej.+ Do t’i kërkoj llogari* për të gjitha këto. Por ata mezi pritnin të silleshin pandershmërisht.»+  8  Jehovai thotë: «Prandaj, më pritni,*+deri ditën kur të ngrihem për të plaçkitur,*sepse vendimi im gjyqësor është të mbledh kombet, të mbledh mbretëritë,që të derdh mbi to indinjatën time, gjithë zemërimin tim të zjarrtë,+sepse zjarri i zellit tim do të përpijë tërë tokën.+  9  Në atë kohë do t’ua ndryshoj gjuhën popujve në një gjuhë të kulluar,që të gjithë të thërrasin emrin e Jehovaitdhe t’i shërbejnë atij krah për krah.*+ 10  Që nga rajoni i lumenjve të Etiopisë,ata që më përgjërohen, pra, të shpërndarët e mi, do të më sjellin një dhuratë.+ 11  Atë ditë nuk do të turpëroheshpër të gjitha veprimet me të cilat u rebelove kundër meje,+sepse unë do të heq nga gjiri yt ata që mburren gjithë fodullëk,e ti nuk do të jesh më kurrë fodull në malin tim të shenjtë.+ 12  Do të lë në gjirin tënd një popull të përulur e të thjeshtë,+që do të gjejë strehë tek emri i Jehovait. 13  Ata që kanë mbetur nga Izraeli,+ s’do të bëjnë padrejtësi,+s’do të thonë gënjeshtra e në gojën e tyre s’do të gjendet gjuhë mashtruese;do të ushqehen* e do të pushojnë dhe askush s’do t’i trembë.»+ 14  Lësho britma të gëzuara, o bijë e Sionit! Brohorit triumfues, o Izrael!+ Gëzo e ngazëllo me gjithë zemër, o bijë e Jerusalemit!+ 15  Jehovai e hoqi gjykimin e tij kundër teje.+ Ai e largoi armikun tënd.+ Mbreti i Izraelit, Jehovai, është mes teje.+ Ti nuk do t’i frikësohesh më së keqes.+ 16  Atë ditë Jerusalemit do t’i thuhet: «Mos ki frikë, o Sion.+ Të mos të lëshojë zemra.* 17  Jehovai, Perëndia yt, është mes teje+dhe si i Fuqishëm do të të shpëtojë. Do të ngazëllojë për ty.+ Dashuria që ka për ty, do t’i sjellë kënaqësi.* Do të gëzojë për ty me britma lumturie. 18  Unë do t’i mbledh ata që u hidhëruan ngaqë nuk morën pjesë në festat e tua.+ Ata ndodheshin larg teje, sepse mbanin mbi vete poshtërimin.+ 19  Ja, në atë kohë, unë do të veproj kundër të gjithë atyre që të shtypin.+ Do ta shpëtoj atë që çalon+dhe do të mbledh ata që janë shpërndarë.+ Falë meje do të fitojnë lavdi dhe një emër*në tërë vendin ku u turpëruan. 20  Në atë kohë do t’ju kthej në vendin tuaj,po, do t’ju mbledh së bashku. Falë meje do të fitoni një emër* e lavdi+ mes gjithë popujve të dheutkur t’i kthej para syve tuaj robërit tuaj»,​—thotë Jehovai.+

Shënimet

^ Ose «Do ta ndëshkoj».
^ Fjalë për fjalë «vendbanimi i tij».
^ Ose «ndreqjen».
^ Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «më pritni me durim».
^ Një mundësi tjetër «të ngrihem si dëshmitar».
^ Ose «ta adhurojnë në unitet».
^ Ose «do të kullotin».
^ Fjalë për fjalë «duart».
^ Ose «Nga dashuria që ka, ai do të qëndrojë i heshtur».
^ Ose «dhe famë».
^ Ose «famë».