Letra e Jakovit 5:1-20

  • Paralajmërim për të pasurit (1-6)

  • Perëndia na bekon kur presim me durim (7-11)

  • «Po-ja» juaj të jetë «po» (12)

  • Lutja me besim ka efekt të fuqishëm (13-18)

  • Të ndihmohet një mëkatar të kthehet (19, 20)

5  Dëgjoni tani, ju të pasur! Qani e vajtoni për gjithë të zezat që ju presin!+ 2  Pasuritë tuaja janë kalbur; rrobat tuaja i ka grirë mola;+ 3  ari dhe argjendi që keni grumbulluar, janë ndryshkur; ndryshku i tyre do të jetë si dëshmi kundër jush dhe do t’jua brejë mishin. Në të vërtetë ju keni grumbulluar zjarr për ditët e fundit.+ 4  Ja, pagat që nuk u dhatë punëtorëve që korrën arat tuaja, thërrasin e thërrasin, dhe klithmat e korrësve për ndihmë i kanë vajtur në vesh Jehovait* të ushtrive.+ 5  Ju keni jetuar në tokë mes lukseve për t’i bërë qejfin vetes. I keni majmur zemrat si bagëtitë për ditën e therjes.+ 6  Keni dënuar e keni vrarë të drejtin. Ja pse ai po ju kundërvihet. 7  Tregoni, pra, durim, vëllezër, deri në praninë e Zotërisë.+ Ja, bujku e pret me durim frytin e çmuar të tokës derisa të vijë shiu i parë dhe shiu i fundit.+ 8  Edhe ju prisni me durim+ dhe forcojini zemrat, sepse prania e Zotërisë është afruar.+ 9  Mos murmuritni* kundër njëri-tjetrit, vëllezër, që të mos gjykoheni.+ Ja, Gjykatësi është afër, te dera. 10  Vëllezër, merrni si shembull vuajtjet+ dhe durimin+ e profetëve që folën në emër të Jehovait.*+ 11  Vërtet, ne i konsiderojmë të lumtur* ata që treguan qëndrueshmëri.+ Ju keni dëgjuar për qëndrueshmërinë e Jobit+ dhe e keni parë si e shpërbleu Jehovai,*+ se Jehovai* është shumë i dhembshur* e i mëshirshëm.+ 12  Mbi të gjitha, vëllezërit e mi, mos u betoni më as për qiellin, as për tokën dhe as për ndonjë gjë tjetër. Por «po-ja» juaj të jetë «po» dhe «jo-ja» juaj, «jo»,+ që të mos ju presë gjykimi. 13  A ka mes jush ndonjë që po vuan? Le të lutet pareshtur.+ A ka ndonjë që e ka zemrën të gëzuar? Le të këndojë psalme.+ 14  A ka mes jush ndonjë të sëmurë? Le të thërrasë pleqtë+ e kongregacionit,* dhe ata le të luten për të e ta lyejnë me vaj+ në emër të Jehovait.* 15  E lutja me besim do ta shërojë të sëmurin,* dhe Jehovai* do ta rimëkëmbë. E nëse ka kryer mëkate, do t’i falen. 16  Prandaj, rrëfejani hapur mëkatet+ njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni. Përgjërimi i të drejtit ka shumë forcë.*+ 17  Elija ishte njeri me ndjenja si tonat, e megjithatë kur u lut me ngulm të mos binte shi, në vend nuk ra shi për tre vjet e gjashtë muaj.+ 18  Pas kësaj, ai u lut përsëri, e nga qielli ra shi, dhe toka dha fryt.+ 19  Vëllezërit e mi, nëse dikush nga ju largohet* nga udha e së vërtetës dhe një tjetër e kthen, 20  dijeni se ai që kthen një mëkatar nga udha e tij e gabuar,+ do ta shpëtojë* nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.+

Shënimet

^ Ose «Mos u ankoni». Fjalë për fjalë «Mos psherëtini».
^ Ose «ka shumë përzemërsi të ngrohtë».
^ Ose «të bekuar».
^ Një mundësi tjetër «të lodhurin».
^ Ose «ka efekt të fuqishëm». Fjalë për fjalë «ka shumë forcë kur vepron».
^ Ose «dikush nga ju largon dikë tjetër».
^ Ose «do t’ia shpëtojë shpirtin».