Isaia 49:1-26

  • Caktimi i shërbëtorit të Jehovait (1-12)

    • Drita e kombeve (6)

  • Ngushëllim për Izraelin (13-26)

49  Më dëgjoni, o ishuj,dhe kushtoni vëmendje, o kombe të largëta!+ Jehovai më ka thirrur që para se të lindja.*+ Që kur isha në bark të nënës, e përmendi emrin tim.  2  Ai e bëri gojën time si një shpatë të mprehtë;më mbuloi me hijen e dorës së tij.+ Më bëri si një shigjetë të lëmuar;më fshehu në kukurën e tij.*  3  Ai më tha: «Ti je shërbëtori im, o Izrael;+nëpërmjet teje do ta pasqyroj shkëlqimin tim.»+  4  Unë thashë: «Kot u robtova. E harxhova fuqinë më kot, për gjëra pa vlerë. Por, me siguri, mua do të më gjykojë Jehovai,*Perëndia im do të më shpërblejë.»+  5  Dhe tani, Jehovai, Ai që më formoi që në bark të nënës si shërbëtorin e tij,më ka thënë ta kthej Jakobin tek ai,që Izraeli të mblidhet pranë tij.+ Unë do të lëvdohem në sytë e Jehovait,Perëndia im do të jetë bërë forca ime.  6  Ai më tha: «Nuk mjafton që je shërbëtori impër të ngritur fiset e Jakobitdhe për t’i kthyer të mbijetuarit nga Izraeli.* Të kam vënë edhe si dritë të kombeve,+që shpëtimi im të arrijë deri në skajet e tokës.»+ 7  Jehovai Riblerësi i Izraelit, i Shenjti i tij,+ i thotë atij që e përbuzin,+ që kombet e urrejnë, shërbëtorit të sundimtarëve: «Mbretërit do të shohin e do të ngrihen në këmbëdhe princat do të përkulenpër shkak të Jehovait, që është besnik,+për shkak të të Shenjtit të Izraelit, që të ka zgjedhur.»+  8  Kështu thotë Jehovai: «T’u përgjigja në një kohë të favorshme*+dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.+ Të ruaja për të të dhënë si besëlidhje për popullin,+për të ripërtërirë vendin,për të marrë në zotërim trashëgiminë e shkretuar,+  9  për t’u thënë të burgosurve: ‘Dilni’,+dhe atyre që janë në errësirë:+ ‘Dilni në dritë.’ Ata do të ushqehen përgjatë rrugëvedhe kullotat e tyre do të jenë nëpër shtigje të rrahura.* 10  Nuk do t’i marrë as uria e as etja,+nuk do të vuajnë më as nga vapa përvëluese e as nga dielli,+sepse Ai që ka mëshirë për ta, do t’u prijë+e do t’i çojë te burimet e ujit.+ 11  Të gjitha malet e mia do t’i kthej në udhëdhe rrugët e mia do të jenë të ngritura.+ 12  Ja, disa po vijnë nga larg,+disa nga veriu dhe perëndimie disa të tjerë nga vendi i Sinimit.»+ 13  Brohoritni me hare, o qiej, dhe gëzo, o tokë!+ Malet le të gëzojnë me britma hareje,+sepse Jehovai e ka ngushëlluar popullin e tij.+ Ai u tregon mëshirë njerëzve të vet të munduar.+ 14  Por Sioni thoshte: «Jehovai më ka braktisur.+ Jehovai më ka harruar.»+ 15  A mund ta harrojë një grua foshnjën e gjiritdhe të mos i dhimbset fëmija i barkut? Edhe sikur ato të harrojnë, unë nuk do të të harroj kurrë.+ 16  Ja, unë të kam skalitur në pëllëmbët e duarve të mia. Muret e tua i kam gjithnjë para syve. 17  Bijtë e tu nxitojnë për t’u kthyer. Ata që të rrafshuan e të shkretuan, do të ikin prej teje. 18  Ngri sytë e shih përreth. Të tërë po mblidhen+ e po vijnë te ti. Jehovai thotë: «Siç është e vërtetë që unë rroj,ti do të zbukurohesh me të gjithë ata, sikur të ishin stolie do të vishesh me ta siç bën një nuse. 19  Megjithëse vendet e tua ishin të rrënuara e të shkretuara dhe toka jote ishte gërmadhë,+tani do të bëhet tepër ngushtë për të banuar,+kurse ata që të gllabëronin,+ do të jenë larg.+ 20  Fëmijët që të lindën, kur vajtoje për bijtë e humbur, do të të thonë: ‘Këtu jemi tepër ngushtë;na bëj vend që të banojmë.’+ 21  Atëherë do të thuash: ‘Po këta, kush m’i lindi,përderisa unë jam grua e mbetur pa fëmijë dhe shterpë,e çuar në mërgim dhe e burgosur? Kush i rriti?+ Kisha mbetur krejt e vetme,+prandaj nga kanë ardhur këta?’»+ 22  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: «Ja, unë do t’u bëj shenjë me dorë kombeve,e do të ngre një sinjal* për popujt.+ Ata do t’i sjellin bijtë e tu në krahë*e do t’i mbajnë bijat e tua mbi supe.+ 23  Mbretërit do të bëhen kujdestarët e tu+dhe princeshat e tyre do të jenë tajat* e tua. Ata do të përkulen para teje me fytyrën përdhe+dhe do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua.+ Kështu ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai;ata që shpresojnë tek unë, nuk do të turpërohen.»+ 24  A mund t’i merret vallë preja një të fuqishmi? A mund t’i shpëtosh robërit nga tirani? 25  Por kështu thotë Jehovai: «Robërit do t’i merren edhe një të fuqishmi,+dhe ata që ka zënë pre tirani, do të çlirohen.+ Unë do t’i kundërvihem kujtdo që të kundërvihet+dhe do t’i shpëtoj bijtë e tu. 26  Ata që të keqtrajtojnë, do t’i bëj të hanë mishin e vet,do të dehen me gjakun e vet, sikur të ishte verë e ëmbël. Çdo njeri* ka për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+Shpëtimtari+ dhe Riblerësi yt,+i Fuqishmi i Jakobit.»+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «që në bark».
^ Ose «në këllëfin e tij me shigjeta».
^ Ose «Jehovai do të më sigurojë drejtësi».
^ Ose «ata nga Izraeli që kanë qenë mbrojtur».
^ Ose «të pranueshme».
^ Një mundësi tjetër «nëpër kodra të zhveshura».
^ Fjalë për fjalë «në gji».
^ Ose «një shtyllë sinjalizuese».
^ Ose «dadot».
^ Fjalë për fjalë «Çdo mish».