Hozea 2:1-23

  • Izraeli jobesnik ndëshkohet (1-13)

  • Jehovai është gati ta marrë sërish Izraelin si bashkëshorten e tij (14-23)

    • «Ti do të më quash Burri im» (16)

2  U thoni vëllezërve tuaj: ‘Populli im!’*+ U thoni motrave tuaja: ‘O gra që ju është treguar mëshirë!’*+  2  Akuzoni nënën tuaj, akuzojeni atë,sepse ajo nuk është gruaja ime+ dhe unë nuk jam burri i saj. Ajo duhet ta flakë larg vetes prostitucionin* e sajdhe kurorëshkeljen larg gjinjve të saj,  3  përndryshe do ta zhvesh lakuriq e do ta bëj si ditën kur lindi,do ta kthej në një shkretëtirë,do ta katandis në një vend pa ujëdhe do ta bëj të vdesë nga etja.  4  Nuk do t’u tregoj mëshirë fëmijëve të saj,sepse ata janë fëmijë prostitucioni*  5  dhe ngaqë nëna e tyre ka kryer prostitucion.*+ Ajo që ishte shtatzënë me ta, ka vepruar me pafytyrësi,+ sepse ka thënë: ‘Do të shkoj pas dashnorëve të mi të zjarrtë,+pas atyre që më japin bukë dhe ujë,lesh dhe lino, vaj dhe pije.’  6  Prandaj do t’ia bllokoj udhën me një gardh me gjemba;një mur prej guri do të ngre kundër saj,që të mos i gjejë dot rrugët e veta.  7  Ajo do të rendë pas dashnorëve të saj të zjarrtë, por nuk do t’i arrijë;+do t’i kërkojë, por nuk do t’i gjejë. Atëherë do të thotë: ‘Do të kthehem te burri im i parë,+sepse atëherë isha më mirë se tani.’+  8  Ajo nuk e kuptoi se drithin, verën e re dhe vajin ia kisha dhënë unë,+dhe se unë i kisha dhënë argjend e ar me bollëk, që u përdor për adhurimin e Baalit.+  9  Prandaj do të kthehem e do t’ia heq drithin tim në kohën e korrjesdhe verën time të re në stinën e saj.+ Do t’ia rrëmbej leshin dhe linonë time që duhej të mbulonin lakuriqësinë e saj. 10  Unë do t’ia zbuloj pjesët intime në sy të dashnorëve të saj të zjarrtëdhe s’do të ketë burrë që ta shpëtojë nga dora ime.+ 11  Do t’i jap fund gjithë gëzimit të saj,festave,+ hënës së re, sabateve dhe të gjitha periudhave të saj festive. 12  Unë do t’ia shkatërroj vreshtat dhe fiqtë, për të cilët ka thënë: ‘Janë paga që më kanë dhënë dashnorët e mi të zjarrtë.’Unë do t’i kthej në një pyll,dhe kafshët e egra të tokës do t’i gllabërojnë. 13  Unë do t’i kërkoj llogari asaj për ditët kur i paraqiste flijime shëmbëlltyrave* të Baalit,+kur stolisej me unaza e zbukurime dhe shkonte pas dashnorëve të vet të zjarrtë,dhe më harroi mua,+​—thotë Jehovai. 14  Prandaj ja, unë do t’ia mbush mendjen dhe do ta çoj në shkretëtirëe do t’i flas që t’i fitoj zemrën. 15  Që nga ajo kohë e tutje, do t’ia kthej sërish vreshtat,+bashkë me luginën* e Akorit+ si një portë drejt shpresës. Atje do të përgjigjet si në ditët e rinisë,si ditën kur doli nga vendi i Egjiptit.+ 16  Atë ditë,​—shpall Jehovai,—​ti do të më quash Burri im dhe nuk do të më quash më Zotëria im.* 17  Unë do t’ia heq nga goja emrat e shëmbëlltyrave të Baalit.+ Atyre nuk do t’u kujtohet më emri.+ 18  Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e egra,+me zogjtë e qiellit dhe me krijesat zvarritëse.+ Unë do të zhduk nga vendi harkun, shpatën dhe luftën.+ Do të bëj që populli im të jetojë* i sigurt.+ 19  Do të fejohem me ty përgjithmonë,do të fejohem me ty dhe do të jem i drejtë e do të të gjykoj me drejtësi,do të të tregoj dashuri besnike dhe mëshirë.+ 20  Unë do të fejohem me ty e do të të tregoj besnikëridhe ti ke për të më njohur mua, Jehovain.+ 21  Atë ditë unë do të përgjigjem,​—thotë Jehovai,—do t’u përgjigjem qiejve,kurse ata do t’i përgjigjen tokës.+ 22  Toka do t’i përgjigjet drithit, verës së re dhe vajit,kurse këta do t’i përgjigjen Jezrelit.*+ 23  Do ta mbjell në tokë si farë për veten time+dhe do t’i tregoj mëshirë asaj që nuk iu tregua mëshirë.* Atyre që nuk janë populli im* do t’u them: ‘Ju jeni populli im’,+ dhe ata do të thonë: ‘Ti je Perëndia ynë.’»+

Shënimet

^ Shih shënimin te Ho 1:6.
^ Shih shënimin te Ho 1:9.
^ Ose «imoralitetin; marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
^ Ose «të imoralitetit; të marrëdhënieve seksuale me shumë persona».
^ Ose «imoralitet (marrëdhënie seksuale me shumë persona)».
^ Ose «idhujve».
^ Ose «ultësirën».
^ Ose «Baali im».
^ Ose «të shtrihet».
^ Do të thotë «Perëndia do të mbjellë farë».
^ Shih shënimin te Ho 1:6.
^ Shih shënimin te Ho 1:9.