Sipas Gjonit 13:1-38

  • Jezui u lan këmbët dishepujve (1-20)

  • Jezui identifikon Judën si tradhtar (21-30)

  • Urdhërimi i ri (31-35)

    • «Nëse keni dashuri për njëri-tjetrin» (35)

  • Jezui parathotë se Pjetri do ta mohojë (36-38)

13  Jezui e dinte që përpara Festës së Kalimit* se kishte ardhur ora+ të largohej nga kjo botë për të shkuar tek Ati.+ Tani, meqë i kishte dashur të vetët* që ishin me të në botë, i deshi ata deri në fund.+ 2  Kështu ata po hanin darkën* dhe Djalli tashmë kishte futur në zemrën e Judë Iskariotit,+ të birit të Simonit, dëshirën që ta tradhtonte.+ 3  Prandaj, duke e ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në dorë dhe se ai kishte ardhur nga Perëndia e po shkonte te Perëndia,+ 4  Jezui u ngrit nga darka, vuri mënjanë mantelin, mori një peshqir dhe e ngjeshi rreth mesit.*+ 5  Pastaj hodhi ujë në një legen dhe filloi t’u lante këmbët dishepujve e t’ua thante me peshqirin që kishte ngjeshur në mes. 6  Kur arriti te Simon Pjetri, ai i tha: «Zotëri, ti po më lan këmbët mua?!» 7  Jezui iu përgjigj: «Tani për tani ti nuk e kupton ç’po bëj, por më pas do ta kuptosh.» 8  Pjetri i tha: «Ti s’ke për të m’i larë këmbët kurrë.» Jezui i tha: «Po nuk të lava,+ nuk ke më lidhje* me mua.» 9  Simon Pjetri i tha: «Zotëri, më laj jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën.» 10  Jezui i tha: «Kush ka bërë banjë, është krejt i pastër, prandaj duhet të lajë vetëm këmbët. Ju jeni të pastër, por jo të gjithë.» 11  Ai e dinte kush do ta tradhtonte,+ ja pse tha: «Nuk jeni të gjithë të pastër.» 12  Pasi u lau këmbët, Jezui veshi mantelin, u shtrua përsëri në tryezë dhe i pyeti: «A e kuptuat çfarë bëra me ju? 13  Ju më quani ‘Mësues’ dhe ‘Zotëri’, dhe me të drejtë, sepse i tillë jam.+ 14  Prandaj, kur ju lava këmbët unë që jam Zotëri dhe Mësues,+ edhe ju duhet* t’i lani këmbët njëri-tjetrit.+ 15  Unë ju lashë modelin që, ashtu si bëra unë me ju, po njësoj të bëni edhe ju.+ 16  Me të vërtetë po ju them: skllavi nuk është më i madh se zotëria, as i dërguari nuk është më i madh se ai që e dërgoi. 17  Nëse i dini këto gjëra, lum ju po t’i zbatoni.+ 18  Nuk po flas për të gjithë ju, sepse i njoh ata që kam zgjedhur. Por po flas që të përmbushet shkrimi:+ ‘Ai që hante bukë me mua, ka ngritur thembrën kundër meje.’*+ 19  Po jua them që tani, para se të ndodhë, që, kur kjo të më ndodhë, të besoni se unë jam ai.+ 20  Me të vërtetë po ju them: ai që pranon atë që dërgoj unë, më pranon edhe mua,+ dhe ai që më pranon mua, pranon edhe Atë që më dërgoi.»+ 21  Pas këtyre fjalëve, me shpirt të trazuar,* Jezui tha hapur: «Me të vërtetë po ju them se njëri nga ju do të më tradhtojë.»+ 22  Dishepujt nisën të shikonin njëri-tjetrin ngaqë nuk e dinin për kë po fliste.+ 23  Një nga dishepujt, ai që Jezui e kishte veçanërisht për zemër,+ ishte shtruar në tryezë pranë* Jezuit. 24  Prandaj Simon Pjetri i bëri atij shenjë me kokë dhe e pyeti: «Për kë e ka fjalën?» 25  Kështu, ai u mbështet në kraharorin e Jezuit dhe e pyeti: «Zotëri, cili është?»+ 26  Jezui iu përgjigj: «Është ai që do t’i jap kafshatën që po ngjyej.»+ Kështu e ngjeu kafshatën dhe ia dha Judës, të birit të Simon Iskariotit. 27  Pasi Juda mori kafshatën, Satanai hyri në zemrën e tij.+ Prandaj Jezui i tha: «Atë që po bën, bëje më shpejt.» 28  Mirëpo, asnjë nga dishepujt që ishin shtruar në tryezë nuk e kuptoi pse ia tha këtë. 29  Në fakt, meqë Juda mbante kutinë e parave+ për dishepujt, disa kujtuan se Jezui po i thoshte: «Bli gjërat që na nevojiten për festën», ose që t’u jepte diçka të varfërve. 30  Prandaj, pasi mori kafshatën, Juda doli menjëherë përjashta. Ishte natë.+ 31  Atëherë, kur ai kishte ikur, Jezui tha: «Tani Biri i njeriut po merr lavdi+ dhe Perëndia po merr lavdi nëpërmjet tij. 32  Vetë Perëndia do t’i japë lavdi atij,+ madje do t’i japë lavdi menjëherë. 33  Fëmijë të vegjël, edhe për pak kohë jam me ju. Ju do të më kërkoni, por po ju them siç u thashë edhe judenjve: ‘Atje ku shkoj unë, ju nuk vini dot.’+ 34  Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin. Ashtu si ju kam dashur unë,+ ta doni edhe ju njëri-tjetrin.+ 35  Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi: nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»+ 36  Simon Pjetri e pyeti: «Zotëri, ku po shkon?» Jezui iu përgjigj: «Atje ku po shkoj unë, ti nuk më ndjek dot tani, por më vonë do të më ndjekësh.»+ 37  Pjetri e pyeti prapë: «Zotëri, pse nuk të ndjek dot tani? Unë do të jap jetën* për ty.»+ 38  Jezui iu përgjigj: «Ti do të japësh jetën* për mua?! Me të vërtetë po të them se, para se të këndojë gjeli, ti do të më kesh mohuar tri herë.+

Shënimet

^ Ose «dishepujt e vet».
^ Ose «përpara Pashkës». Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, darkën e Festës së Kalimit.
^ Ose «e ngjeshi pas vetes».
^ Ose «nuk ke pjesë».
^ Ose «e keni për detyrë».
^ Ose «më është kthyer kundër».
^ Fjalë për fjalë «i trazuar në frymë». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «në gji të».
^ Ose «shpirtin».
^ Ose «shpirtin».