Kalo te përmbajtja

Kalo te menuja dytësore

Dëshmitarët e Jehovait

shqipe e shenjave

Rregullat e privatësisë

Rregullat e privatësisë

Të dhënat personale

Të dhënat personale që vendosen në këtë sit ueb përdoren nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. ose nga organizatat që bashkëpunojnë me të, vetëm për qëllime që i deklarohen përdoruesit në momentin që i plotëson këto të dhëna. Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. nuk ia përcjell të dhënat personale askujt tjetër, përveçse kur kjo është e nevojshme për t’i siguruar përdoruesit shërbimin e kërkuar dhe kur i është bërë plotësisht e ditur përdoruesit ose kur ka arsye të forta për të besuar se nxjerrja e këtyre të dhënave është në masë të arsyeshme e nevojshme për të plotësuar ligjet a rregullat në fuqi ose për të zbuluar e parandaluar mashtrime, rreziqe ose probleme teknike. Çdo e dhënë personale që vendoset, nuk do të shitet, nuk do të këmbehet ose nuk do të jepet hua në çfarëdolloj rrethane.

Adresa e email-it

Adresa e email-it që ti vë kur krijon një kod identifikimi në këtë sit ueb, do të përdoret për të kontaktuar me ty lidhur me kodin tënd të identifikimit. Për shembull, nëse harron emrin tënd të përdoruesit ose fjalëkalimin, dhe kërkon ndihmë për të hyrë me identifikim, do të marrësh ndihmë nëpërmjet një mesazhi që do të dërgohet në adresën e email-it që ke shkruar në profilin tënd të përdoruesit.

Cookies

Cookies përdoren për të kujtuar preferencat e zgjedhura nga përdoruesi kur viziton sitin. Për shembull, gjuha që parapëlqen për të parë sitin, ruhet në një cookie në mënyrë që, kur përdoruesi të rivizitojë sitin, ajo të zgjidhet automatikisht. Cookies as mbledhin, as ruajnë ndonjë të dhënë personale.

Skriptet aktive ose JavaScript

Skriptet përdoren që të përmirësojnë funksionimin e sitit. Përdorimi i teknologjisë së skripteve i lejon sitit t’i përgjigjet sa më shpejt kërkesave të përdoruesit. Siti nuk i përdor kurrë skriptet që të instalojë programe në kompjuterin e përdoruesit ose që të mbledhë të dhëna të paautorizuara nga përdoruesi.

Skriptet aktive ose JavaScript duhen aktivizuar në shfletues, me qëllim që të funksionojnë si duhet disa pjesë të sitit. Shumica e shfletuesve mundësojnë aktivizimin ose çaktivizimin e kësaj veçorie për disa site specifike. Këshillohu me dokumentet ndihmëse të shfletuesit për të mësuar si të aktivizosh skriptet për sitet që ke zgjedhur.

Nëse në ndonjë moment del e nevojshme të ndryshojmë rregullat e privatësisë, do t’i botojmë ndryshimet në këtë faqe, që të jesh gjithnjë në dijeni se çfarë të dhënash mbledhim dhe si i përdorim.