Kalo te përmbajtja

Kalo te menuja dytësore

Dëshmitarët e Jehovait

shqipe e shenjave

Informacione për të drejtat ligjore

Informacione për të drejtat ligjore

Copyright

© 2014 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, Inc. All rights reserved.

Ky sit është krijuar dhe mirëmbahet nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. («Watchtower»). Nëse nuk tregohet ndryshe, çdo tekst dhe informacion tjetër që gjendet në këtë sit ueb është pronë intelektuale e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania.

Marka tregtare

Adobe, logoja Adobe, Acrobat dhe logoja Acrobat janë marka tregtare të Adobe Systems Incorporated. iTunes dhe iPod janë marka tregtare të Apple Inc. Të gjitha markat tregtare dhe ato të regjistruara janë pronë e zotëruesve përkatës.

Kushtet dhe leja e përdorimit të sitit ueb

Këto kushte përcaktojnë si ta përdorësh sitin. Duke përdorur këtë sit, i pranon plotësisht këto kushte përdorimi. Nëse nuk je dakord me këto kushte në tërësi ose edhe pjesërisht, nuk duhet ta përdorësh këtë sit.

Çfarë do të thotë ta përdorësh si duhet sitin? Nga ky sit mund të shohësh, të shkarkosh dhe të shtypësh materiale grafike me të drejta autori, botime elektronike, muzikë, fotografi, tekst dhe video (përmbajtje), për përdorimin tënd personal dhe jo për qëllime tregtare, sipas kufizimeve që tregohen më poshtë dhe në pjesët e tjera të kushteve të përdorimit. Prandaj, nuk lejohet:

  • të postosh ndonjë përmbajtje të këtij siti në Internet (në çfarëdo siti tjetër, në site file-sharing ose në rrjete sociale);

  • të ribotosh ndonjë përmbajtje të këtij siti me ose si pjesë e ndonjë aplikacioni software;

  • të riprodhosh, dublikosh, kopjosh ose shfrytëzosh material nga ky sit për qëllime tregtare ose për para (edhe nëse nuk përfshihet përfitim), përfshirë edhe shpërndarjen e aplikacioneve kompjuterike që bazohen ose lidhen (në mënyrë statike apo dinamike) me këtë sit;

  • të lidhesh me këtë sit me qëllim që të krijosh dhe të shpërndash kod burimi, mjete ose teknika që drejtojnë ndonjë mbledhje sistematike ose automatike të të dhënave (përfshirë marrjen pa kufi, nxjerrjen dhe grumbullimin e të dhënave) brenda ose në lidhje me këtë sit ueb;

  • të keqpërdorësh vetë sitin ose shërbimet e tij, si p.sh. të ndërhysh ose të qasesh te siti apo te shërbimet e tij duke përdorur një metodë të ndryshme nga ato që janë ofruar haptazi;

  • të përdorësh këtë sit në çfarëdo mënyre që shkakton ose mund të shkaktojë dëmtime të sitit ose pengesa në disponimin e sitit a qasjen në të; në çfarëdo mënyrë të paligjshme, mashtruese a të dëmshme apo në lidhje me çfarëdo qëllimi ose aktiviteti të paligjshëm, mashtrues a të dëmshëm;

  • të përdorësh këtë sit për çfarëdo qëllimi që lidhet me marketingun.

Shkelja e kushteve të përdorimit

Nëse, pa ndikuar te të drejtat e tjera të Watchtower që përfshihen nën këto kushte përdorimi, shkel në ndonjë mënyrë këto kushte përdorimi, Watchtower mund të ndërmarrë veprime në lidhje me këtë shkelje si ta shohë të përshtatshme. Kjo mund të përfshijë pezullimin e qasjes tënde në sitin ueb, ndalimin e qasjes tënde në sitin ueb, bllokimin e kompjuterëve që përdorin adresën tënde IP për të mos u lidhur me sitin ueb, kontakt me kompaninë që të ofron shërbimin e Internetit për t’u kërkuar që të të bllokojnë qasjen tënde në këtë sit ueb dhe/ose veprime ligjore kundër teje.

Ndryshime

Herë pas here, Watchtower mund të rishikojë këto kushte përdorimi. Kushtet e rishikuara të përdorimit do të zbatohen për përdorimin e këtij siti duke nisur nga data e publikimit të versionit të rishikuar të kushteve të përdorimit në këtë sit. Të lutemi, kontrolloje rregullisht këtë faqe që të sigurohesh se je në dijeni të versionit aktual.

Ligji dhe juridiksioni

Këto kushte të përdorimit duhen drejtuar dhe interpretuar sipas ligjeve të shtetit të Nju-Jorkut, SHBA, pavarësisht nga ndonjë konflikt me dispozitat ligjore. Çdo veprim ligjor lidhur me këto kushte të përdorimit duhet të trajtohet në një gjykatë shtetërore ose federale që ka juridiksion në shtetin e Nju-Jorkut, SHBA.

Vlefshmëria e pjesëve

Nëse ndonjë gjykatë me juridiksionin kompetent vendos se ndonjë pjesë e këtyre kushteve të përdorimit është e pavlefshme, e pazbatueshme ose e paligjshme, pjesët e tjera do të vazhdojnë të jenë në fuqi. Në rastet kur Watchtower nuk detyron zbatimin e cilësdo prej pjesëve të kushteve të përdorimit, kjo nuk duhet marrë ose interpretuar si leje për të mos e zbatuar atë pjesë ose si një e drejtë për të detyruar zbatimin e kësaj pjese.

Marrëveshja e plotë

Këto kushte të përdorimit përbëjnë marrëveshjen e plotë mes teje dhe Watchtower në lidhje me përdorimin e këtij siti dhe zëvendësojnë çdo marrëveshje të mëparshme për sa i përket përdorimit të këtij siti nga ana jote.