Kalo te përmbajtja

Kalo te menuja dytësore

Dëshmitarët e Jehovait

shqipe e shenjave

Si do të jetë e ardhmja?

Si do të jetë e ardhmja?

Si do të jetë bota në të ardhmen:

  • njëlloj si sot?

  • më keq?

  • më mirë?

BIBLA THOTË:

«Perëndia . . . do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme shkuan.»​—Zbulesa 21:3, 4, Përkthimi Bota e Re.

Ç’PËRFITON TI NGA KY PREMTIM?

Punë të kënaqshme dhe të dobishme.​—Isaia 65:21-23.

Nuk do të kesh më asnjë sëmundje ose vuajtje.​—Isaia 25:8; 33:24.

Jetë pa fund e të lumtur me familjen dhe miqtë.​—Psalmi 37:11, 29.

A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?

Po! Ja dy arsye:

  • Zoti ka fuqi t’i mbajë premtimet. Perëndia Jehova ka fuqi të pakufishme, ja pse në Bibël vetëm ai quhet «i Plotfuqishëm». (Zbulesa 15:3) Po, Zoti është plotësisht në gjendje ta mbajë premtimin që ta ndryshojë botën për mirë. Siç thotë Bibla, «për Perëndinë gjithçka është e mundur».​—Mateu 19:26.

  • Zoti ka dëshirë t’i mbajë premtimet. Mund të jemi të sigurt se Jehovai dhe Jezui duan që të kemi një të ardhme të lumtur.​—Psalmi 72:12-14; 145:16; 2 Pjetrit 3:9.

    Për shembull, Jehovai ka «mall» për të vdekurit dhe mezi pret t’i kthejë në jetë.​—Jobi 14:14, 15.

    Gjithashtu, Bibla tregon se Biri i Perëndisë, Jezui, shëroi të sëmurët. Pse? Sepse kishte dëshirë t’i shëronte. (Marku 1:40, 41) Jezui e pasqyroi në mënyrë të përsosur personalitetin e Atit, që po ashtu dëshiron t’i ndihmojë nevojtarët.​—Gjoni 14:9.

MENDO PAK

Si do ta bëjë Zoti botën më të mirë?

Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje te MATEU 6:9, 10 dhe te DANIELI 2:44.