Kalo te përmbajtja

Kalo te menuja dytësore

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

shqipe e shenjave

Një lajm i mirë nga Perëndia

MËSIMI 8

Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?

Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?

1. Si filloi ligësia?

Perëndia e ka lejuar njeriun të sundojë aq gjatë sa është provuar se nuk i zgjidh dot problemet e veta

Ligësia në tokë zuri fill kur Satanai tha gënjeshtrën e parë. Në fillim, ai ishte engjëll i përsosur, por «nuk qëndroi i vendosur në të vërtetën». (Gjoni 8:44) Ushqeu dëshirën që ta adhuronin, një e drejtë që i takon vetëm Perëndisë. Satanai gënjeu gruan e parë, Evën, dhe ia mbushi mendjen t’i bindej atij e jo Perëndisë. Adami ndoqi Evën duke mos iu bindur Perëndisë. Vendimi i Adamit solli vuajtje dhe vdekje.Lexo Zanafillën 3:1-6, 19.

Kur i shtiu në mend Evës të mos i bindej Perëndisë, Satanai nisi një rebelim kundër sovranitetit të Perëndisë, domethënë kundër pozitës së tij si Më i Larti. Pjesa dërrmuese e njerëzimit ka marrë anën e Satanait duke e hedhur poshtë Perëndinë si Sundimtarin e tyre. Kështu, Satanai është bërë «sundimtari i kësaj bote».Lexo Gjonin 14:30; 1 Gjonit 5:19.

2. A kishte të meta krijimi i Perëndisë?

Të gjitha veprat e Perëndisë janë të përsosura. Njerëzit dhe engjëjt që krijoi ai, kishin aftësinë t’i bindeshin në mënyrë të përsosur. (Ligji i përtërirë 32:4, 5) Perëndia na krijoi me lirinë që të zgjedhim nëse do të veprojmë mirë apo keq dhe kjo liri na jep mundësi të shprehim dashurinë për Perëndinë.Lexo Jakovin 1:13-15; 1 Gjonit 5:3.

3. Pse i ka lejuar Perëndia vuajtjet gjer më sot?

Jehovai e ka lejuar rebelimin kundër sovranitetit të tij për një periudhë të kufizuar. Përse? Që të tregojë se asnjë përpjekje për të sunduar të pavarur prej tij nuk u sjell dobi njerëzve. (Eklisiastiu 7:29; 8:9) Pas 6.000 vjetësh histori njerëzore, provat flasin qartë. Qeveritarët njerëzorë nuk kanë arritur të zhdukin luftërat, krimet, padrejtësitë ose sëmundjet.Lexo Jereminë 10:23; Romakëve 9:17.

Krejt ndryshe nga sundimi i njerëzve, sundimi i Perëndisë u sjell dobi atyre që e pranojnë. (Isaia 48:17, 18) Së afërmi, Jehovai do t’u japë fund të gjitha qeverive njerëzore. Në tokë do të jetojnë vetëm ata që zgjedhin Perëndinë si sundimtar.Isaia 11:9. Lexo Danielin 2:44.

4. Ç’mundësi na jep durimi i Perëndisë?

Satanai pohoi se askush nuk do t’i shërbente Jehovait nga dashuria pa interes. A të pëlqen të provosh se kjo është gënjeshtër? E ke vetë në dorë. Durimi i Perëndisë na jep mundësi të gjithëve të tregojmë nëse duam sundimin e Perëndisë apo të njeriut. Zgjedhjen tonë e tregojmë me mënyrën si jetojmë.Lexo Jobin 1:8-12; Proverbat 27:11.

5. Si mund të zgjedhim Perëndinë si Sundimtar?

Zgjedhjet që bëjmë, zbulojnë nëse duam Perëndinë si Sundimtar

Mund të zgjedhim Perëndinë si Sundimtarin tonë duke kërkuar adhurimin e vërtetë që bazohet në Fjalën e Perëndisë, Biblën, e duke jetuar sipas tij. (Gjoni 4:23) Mund të hedhim poshtë Satanain si sundimtar duke mos u përzier në politikë dhe në luftëra, ashtu siç bëri Jezui.Lexo Gjonin 17:14.

Satanai e përdor pushtetin e tij për të nxitur praktika imorale, të dëmshme. Kur i hedhim poshtë këto praktika, disa miq e të afërm mund të na vënë në lojë ose të na kundërvihen. (1 Pjetrit 4:3, 4) Pra, gjendemi para një zgjedhjeje. A do të shoqërohemi me ata që e duan Perëndinë? A do t’u bindemi ligjeve të tij të mençura e të dashura? Nëse veprojmë kështu, do të provojmë se Satanai gënjeu kur pohoi se askush nuk do t’i bindej Perëndisë në rrethana të vështira.Lexo 1 Korintasve 6:9, 10; 15:33.

Dashuria e Perëndisë për njerëzit është garanci se ligësia dhe vuajtjet do të marrin fund. Ata që tregojnë me vepra se e besojnë këtë, do të jetojnë përgjithmonë në tokë.Lexo Gjonin 3:16.