Kalo te përmbajtja

Kalo te menuja dytësore

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

shqipe e shenjave

Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë

PJESA 4

Çfarë u ndodhi ngaqë dëgjuan Satanain?

Çfarë u ndodhi ngaqë dëgjuan Satanain?

Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë, prandaj vdiqën. Zanafilla 3:6, 23

Eva e dëgjoi gjarprin dhe hëngri nga fryti i ndaluar. Më pas, i dha burrit të saj. Edhe ai hëngri.

Duke bërë kështu, ata nuk iu bindën Perëndisë dhe kjo është mëkat. Perëndia i dëboi nga Parajsa, shtëpia e tyre.

Tani jeta ishte e vështirë për ta dhe për fëmijët e tyre. Ata u plakën dhe vdiqën. Nuk shkuan në botën e përtejme; thjesht nuk jetonin më.

Të vdekurit janë pa jetë, njësoj si pluhuri. Zanafilla 3:19

Ne vdesim ngaqë të gjithë vijmë nga Adami dhe Eva. Të vdekurit nuk mund të shohin, të dëgjojnë ose të bëjnë ndonjë gjë.​—Eklisiastiu 9:5, 10.

Jehovai nuk kishte ndër mend që njerëzit të vdisnin. Së shpejti, ai do t’i ringjallë të vdekurit. Pastaj, nëse do ta dëgjojnë Perëndinë, ata do të jetojnë përgjithmonë.