Kalo te përmbajtja

Kalo te menuja dytësore

Dëshmitarët e Jehovait

shqipe e shenjave

A do të kemi gjithmonë vuajtje?

A do të kemi gjithmonë vuajtje?

Si mendon:

  • po?

  • jo?

  • ndoshta?

BIBLA THOTË:

«Perëndia . . . do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»—Zbulesa 21:3, 4, Përkthimi Bota e Re.

KY PREMTIM TË JEP

Siguri se nuk i shkakton Zoti problemet.​—Jakovi 1:13.

Ngushëllim se dimë që Perëndia na kupton kur vuajmë.​—Zakaria 2:8.

Shpresë se vuajtjet do të marrin fund.​—Psalmi 37:9-11.

A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?

Po! Ja dy arsye:

  • Zoti i urren vuajtjet dhe padrejtësitë. Mendo si ndihej Perëndia Jehova kur popullin e tij në kohët biblike e keqtrajtonin. Bibla thotë se ai vuante ngaqë «i shkelnin me këmbë.»​—Gjykatësve 2:18.

    Perëndia nuk i duron dot ata që u bëjnë keq të tjerëve. Për shembull, Bibla thotë se ai i urren «duart që derdhin gjak të pafaj».​—Proverbat 6:16, 17.

  • Zoti interesohet për ty. Bibla thotë: «Gjithsecili e njeh plagën dhe dhembjen e vet». Por, edhe Jehovai i di hallet e tua.​2 Kronikave 6:29, 30.

    Së shpejti, me anë të Mbretërisë së tij, Jehovai do t’i zhdukë vuajtjet e çdo personi. (Mateu 6:9, 10) Ndërkohë, i ngushëllon me dashuri ata që kërkojnë me gjithë zemër mbështetjen e tij.​—Veprat 17:27; 2 Korintasve 1:3, 4.

MENDO PAK

Pse Zoti i lë njerëzit të vuajnë?

Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje te ROMAKËVE 5:12 dhe te 2 PJETRIT 3:9.