Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Politika globale për përdorimin e cookies dhe të teknologjive të ngjashme

Politika globale për përdorimin e cookies dhe të teknologjive të ngjashme

Si shumica e siteve, kur viziton këtë sit, në celular, në tabletë ose në hardiskun e kompjuterit tënd mund të ruhet një numër i vogël të dhënash nëpërmjet cookies, web beacons dhe teknologjive të ngjashme. Përdorimi i termit cookies në këtë politikë është i gjerë dhe përfshin teknologji të ngjashme, si localStorage. Cookies ndihmon që ky sit të funksionojë dhe na siguron informacione si përdoret siti. Këtë informacion e përdorim për ta përmirësuar sitin tonë. Nuk përpiqemi të identifikojmë kush hyn në sit, me përjashtim të rasteve kur vizitorët i japin vetë informacionet e kontaktit përmes një prej formularëve apo kërkesave në sitin tonë.

Cookies. Ka lloj-lloj cookies, që kryejnë funksione të ndryshme dhe në përgjithësi ta lehtësojnë përdorimin e sitit. Cookies na tregojnë nëse e ke vizituar më parë sitin ose na kujtojnë preferencat e tua kur përdor sitin. Për shembull, në një cookie mund të ruhet gjuha që zgjodhe, që të dalë automatikisht herën tjetër që hyn në sit. Nuk i përdorim cookies për të bërë reklamë.

Llojet e cookies që përdoren në sit mund të klasifikohen në një nga këto tri kategori.

  1. Cookies jashtëzakonisht të domosdoshëm. Këta janë thelbësorë se na ndihmojnë të përdorim disa veçori të sitit, si hyrjen me identifikim ose plotësimin e formularëve në sit. Pa ata, nuk mund të të sigurohen shërbimet që ke kërkuar, si për shembull, kontributet online. Këtu përfshihen edhe cookies falë të cilëve të sigurojmë një shërbim specifik gjatë veprimeve në një shfletues. Këta cookies nuk i mbledhin informacionet e tua për arsye fitimi ose që të regjistrojnë ku ke hyrë në internet.

  2. Cookies praktikë. Këta bëjnë të mundur që siti të regjistrojë zgjedhjet e tua (si, emri i përdoruesit, gjuha ose vendi) dhe kanë veçori të përparuara që ta lehtësojnë përdorimin e sitit.

  3. Cookies analitikë. Këta përdoren për të mbledhur informacione si e përdorin vizitorët sitin, për shembull, sa herë e vizitojnë sitin dhe sa kohë kalojnë mesatarisht çdo herë që e vizitojnë. Informacioni përdoret vetëm për të përmirësuar funksionimin e sitit.

Shumica e cookies janë të palës së parë që vendosen nga siti ynë. Disa janë të palës së tretë që vendosen nga site ueb të tjera. Në listën tonë me shembuj të cookies identifikohen qartë cookies të palës së tretë.

Web Beacons. Faqe të sitit tonë mund të përmbajnë dokumente të vogla elektronike të njohura si web beacons, të cilat na lejojnë të regjistrojmë veprime, si për shembull, kur vizitohet një faqe e caktuar. Web beacons përdoren për të ndjekur hap pas hapi përdorimin e sitit dhe për të parë ecurinë e sitit.

Përdorimi i adresave IP. Një adresë IP është një kod numerik që identifikon kompjuterin tënd në internet. Përdorim adresën IP dhe llojin e shfletuesit tënd që të analizojmë modelet e përdorimit, të përcaktojmë problemet e sitit dhe të përmirësojmë shërbimin që të ofrojmë. Por, nëse nuk kemi informacion shtesë, adresa IP nuk të identifikon si individ.

Zgjedhja jote. Kur hyre në këtë sit, të dërguam cookies në shfletuesin tënd, të cilët u ruajtën në kompjuter. Nëse përdor sitin tonë, tregon se je dakord me përdorimin e cookies dhe të teknologjive të ngjashme. Nëse dëshiron t’i heqësh, mund ta bësh duke shkuar te settings në shfletuesin tënd. Gjithsesi, të lutemi vër re se pa cookies nuk do të kesh mundësi të përfitosh nga të gjitha veçoritë e sitit. Mënyra si mund t’i heqësh cookies ndryshon nga njëri shfletues në tjetrin. Mund të shohësh te menuja Ndihmë në shfletuesin tënd për udhëzimet e plota.

Zgjidh një nga sitet e renditura më poshtë për të parë si përdoren cookies në atë sit.

Shih edhe «Cookies dhe teknologji të ngjashme që përdoren në disa nga sitet tona».