Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Politika globale për përdorimin e të dhënave personale

PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Shumicën e materialeve në këtë sit mund ta përdorësh pa u regjistruar si përdorues dhe pa dhënë informacione personale. Sidoqoftë, ka disa opsione që janë në dispozicion vetëm për përdoruesit e regjistruar, për përdoruesit që plotësojnë një kërkesë a formular ose për përdoruesit, të dhënat e të cilëve transferohen nga një kongregacion i Dëshmitarëve të Jehovait nëpërmjet jw.org. Të dhënat e tua personale i përpunojmë pasi marrim miratimin tënd. Në raste të caktuara, pa miratimin tënd mund të kemi baza ligjore të vlefshme për të vazhduar përpunimin e të dhënave të tua, me qëllim që të përmbushim detyrimet ligjore përkatëse.

Të dhënat personale që vendos në këtë sit përdoren vetëm për qëllime që të bëhen të ditura në momentin që i plotëson. Këto qëllime mund të jenë si më poshtë:

Profilet. Adresa e email-it që vë kur krijon një profil në këtë sit, mund të përdoret për të kontaktuar me ty për këtë profil. Për shembull, nëse harron emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin, dhe kërkon ndihmë që të hysh me identifikim, do të marrësh ndihmë nëpërmjet një mesazhi që do të të dërgohet në adresën e email-it që ke shkruar në profilin tënd të përdoruesit.

Formularët. Mund ta përdorësh këtë sit kur plotëson një formular, ose kongregacioni yt mund ta përdorë këtë sit që të plotësojë një formular në interesin tënd. Në këtë rast, të dhënat që jepen, do të përdoren vetëm për të përpunuar dhe për të shqyrtuar formularin tënd si dhe për qëllime administrative që lidhen me këtë aspekt. Që të përpunohet formulari yt, kur të jetë e nevojshme, të dhënat që ke vendosur në formular, mund t’u bëhen të ditura degëve të tjera ose organizatave që bashkëpunojnë e që përdoren nga Dëshmitarët e Jehovait në vende të ndryshme.

Kontributet. Nëse bën një kontribut monetar online, marrim emrin tënd dhe informacionet e kontaktit. Që të pranojmë kontributet nëpërmjet kartës së kreditit, përdorim shërbime përpunimi pagesash online të licensuara e të njohura botërisht për sigurinë dhe për politikën e mbrojtjes së të dhënave. Mund të marrim informacion financiar, si numrin e kartës së kreditit ose numrat e llogarisë financiare që janë të domosdoshëm për të përpunuar kontributin, dhe këtë informacion të nevojshëm ua dërgojmë shërbimeve të përpunimit të kërkesës. Kontributi yt përpunohet në mënyrë të sigurt, duke përmbushur masat që janë në përputhje me Standardin e sigurisë së të dhënave për industrinë e pagesave me kartë (Payment Card Industry Data Security Standard «PCI DSS»). Marrësi i kontributit i ruan informacionet e transaksionit financiar për të paktën dhjetë vjet. Kjo përfshin datën e kontributit, shumën e kontribuar dhe mënyrën e dhurimit. Kështu mund të plotësojmë standardet për të dhënat e profilit dhe të të përgjigjemi për çdo pyetje që mund të të lindë gjatë asaj kohe. Nuk do të të kontaktojmë që të të kërkojmë kontribute shtesë.

Kërkesë për më shumë informacion ose për një studim biblik. Gjithashtu, nëpërmjet sitit tonë mund të kërkosh më shumë informacion ose një studim biblik falas. Të dhënat që vendos kur plotëson kërkesën, do të përdoren vetëm për këtë qëllim. Të dhënat e tua mund t’u dërgohen degëve të tjera ose organizatave që bashkëpunojnë e që përdorin Dëshmitarët e Jehovait vetëm nëse është e nevojshme për të përmbushur kërkesën tënde.

Qëllime të tjera. Përveçse për të hapur një profil, për të plotësuar një formular ose për të kontribuar, mund të japësh të dhëna personale (si emrin, adresën postare dhe numrin e telefonit) edhe për qëllime të tjera. Në çdo rast, do të të bëhet i qartë qëllimi pse po të kërkohet informacioni. Nuk do ta përdorim informacionin tënd për qëllime që nuk të janë bërë të ditura në momentin që i ke vendosur këto të dhëna.

Të dhënat personale i mbledhim, i ruajmë dhe i përdorim vetëm për shërbimin që ke kërkuar ti dhe vetëm për sa kohë është e nevojshme për të përmbushur këtë qëllim ose për qëllime të tjera të ligjshme që mund të zbatohen në këtë rast. Në këto raste, nëse zgjedh të mos i japësh disa të dhëna personale që të kërkojmë, mund të mos të lejohet hyrja në pjesë të caktuara të sitit ose mund të mos të plotësojmë dot kërkesën.

Të dhënat që jep kur plotëson një kërkesë ose formular, mund të shihen nga përpunuesit e informacionit, të cilët realizojnë përpunimin e të dhënave, si dhe/​ose nga specialistët e suportit teknik që kujdesen për funksionimin dhe mbarëvajtjen e sistemit teknik. Të dhënat e tua personale nuk ia kalojmë askujt tjetër, përveçse kur: (1) është e nevojshme të të sigurojmë shërbimin që ke kërkuar dhe kur ta kemi bërë plotësisht të ditur, (2) kemi arsye të forta për të besuar se deklarimi i këtyre informacioneve është në masë të arsyeshme i nevojshëm për t’iu përmbajtur ndonjë ligji a rregulli që zbatohet në këto raste, (3) duhet të përmbushim ndonjë kërkesë ligjore që na kërkojnë autoritetet për zbatimin e ligjit, ose (4) nevojitet për të zbuluar e për të parandaluar mashtrime, rreziqe a probleme teknike. Duke përdorur këtë sit, na jep të drejtën që të dhënat e tua t’ua kalojmë palëve të treta vetëm për këto qëllime. Të dhënat e tua personale nuk do të shiten, nuk do të këmbehen e nuk do të jepen me qira në asnjë lloj rrethane.

TRANSFERIMI I TË DHËNAVE JASHTË SHTETIT

Kjo organizatë fetare vepron në mbarë globin përmes enteve të ndryshme vendëse. Disa serverë të sitit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dhënat e tua mund të transferohen jashtë shtetit ku banon, ka gjasa edhe në vendet ku ligjet nuk ofrojnë të njëjtën shkallë sigurie për mbrojtjen e të dhënave që garantohet nga ligjet e vendit ku banon. Gjatë administrimit dhe transferimit të të dhënave të tua, marrim masa të posaçme që t’i mbrojmë këto të dhëna. Presim që të gjitha organizatat që përdoren nga Dëshmitarët e Jehovait dhe mbështetin veprën e tyre, të zbatojnë politikën tonë të mbrojtjes së të dhënave dhe ligjet e rregullat në fuqi për të dhënat personale.

Nëse hyn në sit dhe komunikon në mënyrë elektronike me ne, tregon se e miraton transferimin e të dhënave jashtë kufijve.

TË DREJTAT E TUA

Kurdoherë që përpunojmë të dhënat personale, ndërmarrim hapa të arsyeshëm për t’u siguruar se të dhënat e tua personale janë të sakta dhe të përditësuara, në përputhje me qëllimet për të cilat u mblodhën. Në varësi të vendit ku jeton dhe të ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, mund të gëzosh të drejtat e mëposhtme për sa u përket të dhënave personale.

  • Mund të kërkosh informacion për mbledhjen dhe për përdorimin e të dhënave personale sipas ligjeve vendëse në fuqi.

  • Mund të kërkosh akses, të korrigjosh, të fshish ose të bllokosh informacionin personal, nëse është i paplotë ose i pasaktë.

  • Kur ke arsye të vlefshme për të vepruar kështu, mund të mos pranosh të përpunohet informacioni personal dhe të na kërkosh të mos i përpunojmë më të dhënat e tua.

Nëse shteti ku jeton, ka ligje që zbatohen për mbrojtjen e të dhënave dhe ti dëshiron të kesh akses, të korrigjosh ose të fshish të dhënat e tua personale, mund t’i gjesh informacionet e kontaktit në faqen Kontakte për mbrojtjen e të dhënave.

Kur marrim kërkesën me shkrim pasi na jep prova të mjaftueshme të identitetit tënd dhe informacione që na lejojnë të identifikojmë të dhënat e tua, kontrolluesi i të dhënave do të marrë në konsideratë plotësimin e kërkesës sate në masë të arsyeshme, në mënyrë që të mos ketë përplasje mes interesave të individit për të pasur akses, për të korrigjuar apo për t’i fshirë të dhënat personale, dhe interesave të ligjshme të organizatës. Ai shqyrton edhe nëse plotësimi i kërkesës do të vinte në rrezik të drejtën e lirisë dhe të praktikave fetare të organizatës sonë. Gjithashtu do të njoftojmë çdo palë të tretë për ndryshimet e nevojshme.

Të lutemi, vër re se të dhënat e tua mund të mos fshihen nëse përpunimi i tyre kërkohet me ligj ose nëse mund të mbahen për arsye të tjera ligjore. Për shembull, organizatës sonë i intereson t’i ruajë përgjithmonë të dhënat e statusit të një individi si Dëshmitar i Jehovait. Fshirja e këtyre informacioneve do të cenonte të drejtën e organizatës sonë për të ushtruar bindjet dhe praktikat e saj fetare. Kërkesat për të fshirë të dhënat personale u u nënshtrohen detyrimeve ligjore në fuqi ose kërkesave të caktuara për ruajtjen e dokumenteve. Gjithashtu, mund të paraqesësh një ankesë pranë autoriteteve vendëse për mbrojtjen e të dhënave për sa i përket përpunimit të të dhënave që ke regjistruar në këtë sit.