Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Politika për privatësinë

Politika për privatësinë

E RËNDËSISHME: DUKE PËRDORUR SITIN TONË DHE/​OSE DUKE SIGURUAR ÇDO TË DHËNË PERSONALE, SHPREH HAPUR MIRATIMIN TËND SE TË GJITHA TË DHËNAT PERSONALE QË VENDOS, MUND T’I PËRPUNOJMË NË MËNYRËN DHE PËR QËLLIMET E PËRSHKRUARA NË POLITIKËN E MËPOSHTME PËR PRIVATËSINË DHE NË PËRPUTHJE ME LIGJET E RREGULLAT NË FUQI PËR TË DHËNAT PERSONALE.

 RESPEKTIMI I PRIVATËSISË

Jemi të vendosur të mbrojmë dhe të respektojmë privatësinë tënde. Kjo politikë përcakton bazat mbi të cilat siti ynë përpunon çdo të dhënë personale që marrim nga ti ose që ti vendos në sit. Ne ruajmë njëfarë informacioni bazë kur viziton sitin tonë dhe e kuptojmë sa rëndësi ka ta mbajmë të sigurt atë informacion dhe të të vëmë në dijeni se për çfarë do ta përdorim. Mund të zgjedhësh të na japësh informacione që konsiderohen si të dhëna personale. Termi «të dhëna personale» në këtë politikë përdoret për informacione të tilla, si emri, e-maili, adresa postare, numri i telefonit ose çdo e dhënë tjetër që mund të përdoret për të të identifikuar. Nuk të kërkohet të japësh informacione personale për të hyrë në zonën publike të këtij siti. Termi «sit» përfshin këtë faqe interneti, si dhe faqet tona shoqëruese siç janë aplikacionet jw.org, tv.jw.org, stream.jw.org dhe wol.jw.org.

 INFORMACION PËR KONTROLLUESIN E TË DHËNAVE

Ky sit është pronë e Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. («Watchtower»), një korporatë jofitimprurëse në Nju-Jork që mbështet veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait si dhe arsimimin biblik. Nëse vendos vullnetarisht që të hapësh një profil, të bësh një kontribut, të kërkosh një studim biblik ose të ndërmarrësh ndonjë veprim tjetër që përfshin të japësh të dhëna personale, tregon se je dakord me këtë politikë, me ruajtjen e të dhënave të tua në serverët që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me mbledhjen, përpunimin, transferimin dhe ruajtjen e këtyre të dhënave nga Watchtower dhe nga organizatat bashkëvepruese me të, të cilat mbështetin Dëshmitarët e Jehovait në vende të ndryshme e që ndihmojnë për të kryer shërbimin që kërkon. Kjo organizatë fetare vepron në shkallë globale përmes enteve të ndryshme lokale. Me qëllim që të mbrojnë të dhënat, këto ente mund të jenë kongregacione vendëse, zyra dege, si dhe organizata bashkëvepruese të ngjashme të Dëshmitarëve të Jehovait.

Kontrolluesi i të dhënave për të dhënat e tua personale ndryshon në varësi të shërbimit që kërkon të kryesh në këtë sit. Për shembull, nëse i jep kontribute një enti ligjor në një vend të caktuar, emri yt dhe informacionet e tua të kontaktit do t’i kalojnë këtij enti ligjor, ashtu siç je vënë në dijeni gjatë procesit të dhurimit. Një shembull tjetër: nëse kërkon një studim biblik, që të plotësohet kërkesa jote, emri yt dhe informacionet e tua të kontaktit do t’i kalojnë një zyre dege vendëse dhe një kongregacioni vendës të Dëshmitarëve të Jehovait.

Për të të ndihmuar, nëse shteti ku banon, ka ligje në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, mund të gjesh informacionet e kontaktit për shtetin ku banon në faqen Kontakte për mbrojtjen e të dhënave.

 SIGURIA DHE KONFIDENCIALITETI I TË DHËNAVE

Ne i marrim shumë seriozisht sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të tua personale. Përdorim teknika të përditësuara për t’i siguruar e për t’i ruajtur të dhënat nga përdorues të paautorizuar, që të mos përdoren në mënyrë të papërshtatshme apo të bëhen publike, që të mos ketë modifikim të paautorizuar, që të mos zhduken në mënyrë të paligjshme apo të humbin pa dashje. Të gjithë përpunuesit e të dhënave personale dhe palët e treta që përdorim për të përpunuar të dhënat e tua personale janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin e të dhënave të tua. Të dhënat e tua personale i mbajmë për sa kohë të jetë e arsyeshme dhe e nevojshme për qëllimet për të cilat u mblodhën ose që të përmbushim ndonjë detyrim ligjor në fuqi a kërkesat për ruajtjen e dokumenteve.

Gjatë transferimit të të dhënave të tua personale, i mbrojmë me anë të enkripteve, si Transport Layer Security (TLS). Përdorim sisteme kompjuterike me protokolle aksesi të kufizuar të vendosura në godina që kanë masa sigurie fizike, elektronike dhe proceduriale, që të ruajmë konfidencialitetin dhe sigurinë e informacioneve që na janë dhënë. Kemi standarde sigurie strikte për të parandaluar çdo hyrje të paautorizuar.

 TË MITURIT

Nëse konsiderohesh i mitur në shtetin ku po përdor sitin tonë, mund t’i vendosësh të dhënat e tua personale në këtë sit vetëm në praninë e një prindi ose kujdestari. Nëse je prind ose kujdestar dhe shpreh miratimin tënd që i mituri të vendosë të dhënat e tij personale në këtë sit, je dakord që i mituri të përdorë këtë sit sipas kësaj politike.

 PALA E TRETË

Ndonjëherë ky sit do të përmbajë linqe të siteve të palës së tretë, me të cilën jemi lidhur që të kryejë shërbime për ne (për shembull, plotësimin e një formulari online). Do ta kuptosh se je futur në sitin e palës së tretë, sepse faqja do të marrë pamje tjetër dhe adresa te shiriti i shfletuesit tënd do të ndryshojë. Kur zgjedhim palën e tretë, kontrollojmë rregullat e tyre të privatësisë e të mbrojtjes së të dhënave, që të sigurohemi se plotësojnë të njëjtat standarde si ne për politikat tona, madje këtë e bëjmë rregullisht edhe më pas. Nëse ke pyetje për politikat e një pale të tretë, të lutemi shih politikën në sitin e tyre.

 NJOFTIMET PËR NDRYSHIMET NË POLITIKËN TONË

Vazhdimisht e përmirësojmë dhe shtojmë funksione e veçori të reja në këtë sit, si dhe përmirësojmë dhe u shtojmë veçori shërbimeve tona ekzistuese. Për shkak të këtyre ndryshimeve të vazhdueshme, si dhe të ndryshimeve në ligje dhe teknologji, praktikat që përdorim për të dhënat, do të ndryshojnë herë pas here. Kur lind nevoja të ndryshojmë politikën tonë, çdo lloj ndryshimi do ta postojmë në këtë faqe, që të jesh gjithnjë në dijeni të informacionit që mbledhim dhe të mënyrës si e përdorim.

 SKRIPTET AKTIVE OSE JAVASCRIPT

Skriptet përdoren që të përmirësojnë funksionimin e sitit. Teknologjia e skripteve e lejon sitin të të përgjigjet sa më shpejt. Siti nuk i përdor kurrë skriptet që të instalojë programe në kompjuterin tënd ose të mbledhë të dhëna të paautorizuara nga ti.

Skriptet aktive ose JavaScript duhen aktivizuar në shfletues, me qëllim që disa pjesë të sitit të funksionojnë si duhet. Shumica e shfletuesve mundësojnë aktivizimin ose çaktivizimin e kësaj veçorie për site specifike. Shih dokumentet e shfletuesit Ndihmë që të dish si të aktivizosh skriptet për sitet e zgjedhura.