Mirëseerdhët në JW Library. Ky aplikacion është krijuar për të lexuar dhe për të studiuar Biblën. Mund të hysh në veçoritë kryesore të këtij aplikacioni duke prekur opsionet në fund të ekranit.

Bible

Opsioni Bible të lejon të lexosh dhe të instalosh përkthime të Biblës. Prek te një libër i Biblës dhe pastaj te numri i një kapitulli që të fillosh leximin. Gjatë leximit, mund të shohësh shënimet, referimet dhe përkthime të tjera në panelin e studimit.

 Për të kërkuar një shkrim tjetër, prek sërish tek opsioni Bible për t’u rikthyer te lista e librave të Biblës.

Publications

Opsioni Publications lejon të shohësh botime në formë teksti, audio dhe video. Prek te një botim dhe pastaj te një artikull për të filluar leximin. Gjatë leximit, mund të shohësh edhe shkrimet e përmendura. Prek te një citim nga Bibla për ta parë vargun në panelin e studimit. Prek te një link i panelit të studimit që të shkosh te vargu në Bibël.

 Për të hapur një botim tjetër, prek tek opsioni Publications për t’u kthyer te lista e botimeve.

Daily Text

Prek tek opsioni Daily Text për të parë shkrimin e ditës.

 Meetings

Prek tek opsioni Meetings për të parë botimet për mbledhjen e radhës.

 Online

Prek tek opsioni Online për të shkuar te sitet tona zyrtare.

 Get the Latest Features

Sigurohu që të kesh veçoritë e reja të JW Library duke e mbajtur pajisjen të përditësuar.

Është mirë të kesh versionin më të ri të sistemit iOS që është në dispozicion për pajisjen tënde. Për më shumë informacion, shih linkun e mëposhtëm: https://support.apple.com/en-us/HT204204.

Për prakticitet, mund të aktivizosh përditësimin automatik të aplikacionit në pajisjen tënde. Për më shumë informacion, shih linkun e mëposhtëm: https://support.apple.com/en-us/HT202180.