Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

JW LIBRARY SIGN LANGUAGE

Veçoritë e JW Library Sign Language

Veçoritë e JW Library Sign Language

JW Library Sign Language është një aplikacion zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait. Ai mund të shkarkojë, të organizojë dhe të hapë video nga siti jw.org në gjuhën e shenjave.

Shiko Biblën dhe botime të tjera me video në gjuhën e shenjave. Shkarkoji në pajisjen tënde portative që të mund t’i shikosh kur të mos kesh lidhje me Internetin. Kënaqu me figurat plot ngjyra, lundrimin e thjeshtë dhe komandat që përdoren me lehtësi.

 

Lundrim i thjeshtë

Faqja Bible të lejon të shohësh videot që janë publikuar për çdo libër të Përkthimit Bota e Re. Mund të shohësh gjithashtu vargje të veçanta që nuk kanë dalë ende si pjesë e Përkthimit Bota e Re, por që janë përfshirë si pjesë të botimeve të tjera. Në faqen Publications shfaqen botime dhe video të tjera që disponohen në jw.org.

 

Gjej me lehtësi shkrimet e përmendura

Ndërsa je duke parë një botim në video, prek butonin Bible. Videoja ndalon teksa ti gjen shkrimin e përmendur dhe e sheh. Për të vazhduar shikimin e videos që kishe nisur, mund të shkosh te faqja Publications.

Mënyrë e thjeshtë për të shkarkuar videot

Videot që nuk janë shkarkuar paraqiten me ngjyrë më të zbehtë. Prek mbi një video që të fillosh ta shkarkosh nga jw.org. Prek butonin Download All për të shkarkuar të gjitha videot në faqe. Nëse dëshiron të fshish një video nga pajisja jote, mbaje të shtypur gjatë (preke dhe mos e hiq menjëherë gishtin).

 

Administro hapësirën

Mund të zgjedhësh të shkarkosh video më të mëdha (me cilësi më të lartë) ose më të vogla (me cilësi më të ulët). Nëse pajisja jote ka një vend për kartë SD, mund të zgjedhësh që t’i shkarkosh videot në hapësirën e pajisjes ose në kartën SD.

 

Program i thjeshtë për të parë videot

Mund të përdorësh këto lëvizje të thjeshta për të kontrolluar videon ndërsa e shikon:

  • Prek me dy gishta: Fillon ose ndalon videon.

  • Shfleto majtas: Kalon në pjesën e ardhshme.

  • Shfleto djathtas: Kalon në pjesën e mëparshme.

  • Shfleto lartë: Rrit shpejtësinë e videos.

  • Shfleto poshtë: Ul shpejtësinë e videos.

  • Prek me një gisht: Tregon ose fsheh panelin e kontrollit të videos.

Së shpejti

  •  Lista me video që mund të rregullohen sipas dëshirës

 

Ndihmë

Nëse je duke hasur probleme me aplikacionin JW Library Sign Language, të lutemi, plotëso dhe dërgo formularin tonë online për ndihmë.