JW LIBRARY SIGN LANGUAGE
Transfero listat në JW Library
Në JW Library disponohen botime në gjuhën e shenjave. Për të transferuar listat e tua, krijo një kopje rezervë nga JW Library Sign Language dhe kaloje në JW Library. Vër re se botimet e shkarkuara në JW Library Sign Language nuk do të transferohen dhe duhen shkarkuar përsëri.
Krijo dhe rivendos një kopje rezervë
Kur rivendos një kopje rezervë nga JW Library Sign Language në JW Library, do të kopjohen listat në gjuhën e shenjave në JW Library. Informacionet që ke ruajtur në JW Library, të tilla si shënime ose nënvizime, nuk do të humbasin.
Nga Faqja kryesore (Home) në JW Library Sign Language, zgjidh butonin Parametrat (Settings)
Zgjidh opsionin Krijo kopje rezervë (Create Backup) dhe ruaje ose shpërndaje kopjen rezervë
Hap JW Library
Shko te Studimi personal (Personal Study)
Zgjidh butonin Krijo dhe Rivendos Kopjen Rezervë (Backup and Restore)
Kliko Rivendos Kopjen Rezervë (Restore Backup) dhe zgjidh kopjen rezervë që krijove më parë
Kliko butonin Importo (Import) për të përfunduar transferimin
SHËNIM: Nëse e bën procesin e rivendosjes disa herë, listat do të kenë disa kopje.

