Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY SIGN LANGUAGE

Si të instalosh JW Library Sign Language nëse nuk hyn dot në App Store​—Për Windows

Si të instalosh JW Library Sign Language nëse nuk hyn dot në App Store​—Për Windows

Nëse në pajisjen tënde Windows nuk e instalon dot JW Library Sign Language nga Microsoft Store, mund ta instalosh manualisht duke përdorur dokumentet instaluese të JW Library Sign Language për Windows.

Mund të të duhet të ndryshosh parametrat e pajisjes në mënyrë që të instalosh aplikacione nga burime të tjera. Shko te Parametrat dhe gjej parametrat për zhvilluesit (For developers). Më pas aktivizo opsionin që lejon instalimin e aplikacioneve nga burime të tjera. Shënim: Në varësi të versionit Windows mund të shohësh edhe termat «Developer mode» ose «Sideload apps».

Shkarko dhe instalo dokumentet instaluese të JW Library Sign Language për Windows:

  1. Kliko opsionin Shkarko (Download) në këtë faqe për të ruajtur dokumentet instaluese në pajisjen tënde.

  2. Kliko me të djathtën te file që ka prapashtesën .zip dhe zgjidh funksionin unzip.

  3. Hap dosjen (folder), kliko me të djathtën te file Install.ps1 dhe zgjidh Run with PowerShell.

  4. Nëse është e nevojshme, konfirmo instalimin e një certifikate nënshkrimi.

  5. Kur të përfundojë instalimi, do të shfaqet një mesazh konfirmimi.

Kontrollo herë pas here për versionet e reja të aplikacionit.

  1. Hap faqen e Parametrave (Settings)JW Library Sign Language që të shohësh se cilin version ke të instaluar në pajisjen tënde.

  2. Nëse numri i versionit që del te Parametrat (Settings) është më i vogël se ai që tregohet më poshtë, shkarko dhe instalo aplikacionin duke përdorur hapat e mësipërm.

Versioni: 5.1.21 (384128)