Gjej materiale në tv.jw.org duke përdorur veçorinë Kërko.

Kliko te ikona Kërko për të shfaqur dritaren Kërko.

Në kutinë Kërko, shkruaj fjalë që lidhen me videon, këngën ose programin audio që po përpiqesh të gjesh. Për shembull, shkruaj pjesë të titullit ose emrin e oratorit apo të ngjarjes. Ndërsa shkruan, do të shfaqen materiale që përputhen me kërkimin. Prek te pamja ose titulli i materialit që po kërkoje.

Për të kërkuar një shprehje fiks siç gjendet në titullin e materialit, shkruaje shprehjen brenda thonjëzave dyshe.

Rezultatet e kërkimit përmbajnë si materiale audio, po ashtu edhe video. Për të ngushtuar rezultatet, zgjidh butonin Video që të shfaqen vetëm videot, ose butonin Audio që të shfaqen vetëm programet audio.

Në fillim shfaqen 24 materiale që përputhen me atë që ke shkruar. Tregohet edhe numri total i rezultateve (për shembull, «Rezultati 24 nga 28»).

Nëse materiali që po kërkon nuk shfaqet, shkruaj fjalë më specifike. Për shembull, nëse po kërkon një program mujor të caktuar dhe si term kërkimi ke shkruar «broadcast», shto muajin, vitin, emrin e vëllait që drejton programin, ose temën kryesore që trajtohet atë muaj.