Hapësira Audio përmban një sërë koleksionesh me materiale audio. Mund të dëgjosh një program specifik ose gjithë programet që bëjnë pjesë në koleksion.

Kliko ose shtyp butonin Audio për të parë koleksionet audio që disponohen. Ndiq këto hapa për të gjetur dhe për të dëgjuar programet audio:

 Dëgjo një program audio ose një koleksion

Poshtë titullit të çdo koleksioni do të gjesh programet audio. Zbrite faqen më poshtë për të parë të gjithë koleksionet.

Kompjuter ose tabletë: Kliko ose shtyp shigjetën majtas ose shigjetën djathtas për të parë më shumë programe brenda një koleksioni.

Smartfon: Në fillim shfaqet programi i parë në çdo koleksion. Për të shfaqur më tepër programe brenda një koleksioni, shtyp See More.

Për të zgjedhur një program audio kliko ose shtyp një nga pamjet që e përfaqëson ose titullin e programit. Pamja dhe titulli i programit të zgjedhur shfaqet në pjesën sipër të ekranit.

Kliko ose shtyp butonin Play për të nisur programin audio. (Shënim: Në sistemin iOS dhe në pajisjet portative me Android të duhet të shtypësh edhe një herë ikonën Play pasi të jenë shfaqur kontrollet e audios.)

  • Sugjerim: Në vend se të hapësh programet audio një e nga një, mund të klikosh ose të shtypësh butonin Play All për të dëgjuar të gjithë programet audio në një koleksion.

  • Kliko ose shtyp butonin Shuffle për të luajtur të gjithë programet audio të një koleksioni sipas një rendi të rastësishëm.

    Shënim: Transmetimi do të ndalojë kur të kenë mbaruar të gjithë programet audio të një koleksioni.

 Kontrollo audion ndërsa transmetohet

  • Kliko ose shtyp Pause për të ndalur audion.

  • Kliko ose shtyp Play për të vazhduar atje ku ndali.

  • Për të kaluar në një pjesë tjetër përgjatë programit audio, lëvize treguesin e vendndodhjes përpara ose prapa.

  • Në mënyrën Play All ose Shuffle, kliko ose shtyp Skip Back për të hapur programin audio të mëparshëm në koleksion.

  • Në mënyrën Play All ose Shuffle, kliko ose shtyp Skip Forward për të hapur programin audio pasardhës në koleksion.

  • Për të ndryshuar volumin, përdor kontrollet normale të volumit në kompjuterin ose pajisjen tënde portative.