Ka disa mënyra për ta bërë këtë, si më poshtë:

  • JW Broadcasting disponohet për pajisjet Roku, Apple TV (gjenerata IV) dhe Amazon Fire TV.

  • Nëse ke një kompjuter ose një pajisje portative Apple dhe një version më të vjetër të Apple TV, mund të përdorësh AirPlay për të parë video në televizorin tënd.

  • Nëse ke një pajisje Google Chromecast mund të dërgosh video në TV tënd nga një shfletues Chrome. Ndërsa luhet një video në kompjuterin a pajisjen tënde, kliko butonin Dërgo (Cast).

  • Mund të lidhësh kompjuterin, tabletën apo smartfonin tënd me televizorin, duke përdorur një lidhje HDMI, DVI, VGA, ose S-Video. Referoju udhëzuesve për përdorimin e kompjuterit a të pajisjes tënde portative dhe të televizorit që të gjesh mundësinë më të mirë.