Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Veçoritë e Bibliotekës Watchtower

Veçoritë e Bibliotekës Watchtower

Biblioteka Watchtower është një koleksion me Bibla dhe botime të Dëshmitarëve të Jehovait. Përfshin enciklopedinë biblike Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, libra, broshura, fletushka dhe revista. Gjithashtu përfshin mjete të dobishme për kërkime, si Treguesi i botimeve Watchtower dhe Mjet kërkimesh në botimet e Dëshmitarëve të Jehovait. Në të gjitha botimet mund të kërkosh një fjalë, një shprehje ose një shkrim.

Pakoja që shkarkohet është gati 2 GB. Nëse nuk mund ta shkarkosh për shkak të linjës së Internetit ose për shkak të kostos, mund të kërkosh programin në DVD në një kongregacion të Dëshmitarëve të Jehovait në zonën tënde. Kliko butonin Shkarko për të parë nëse Biblioteka Watchtower disponohet në gjuhën tënde.

 

 

Parametrat e sistemit

Që të instalosh Bibliotekën Watchtower të duhet një kompjuter ose laptop me parametrat e mëposhtëm: procesor Pentium të përshtatshëm ose një më të ri, Microsoft Windows 7 ose më të ri, të paktën 48 MB RAM për programin dhe 3 GB hapësirë të lirë në C: drive.

Shënim: Nëse në kompjuter ke të instaluar Microsoft Windows 7, në fillim duhet të shkarkosh dhe të instalosh një program tjetër nga një palë e tretë për të hapur pakot ISO. Mund ta gjesh këtë program në sitin Microsoft.

 

Udhëzimet e instalimit

Ndiq këto hapa për të shkarkuar dhe instaluar Bibliotekën Watchtower:

  • Shtyp butonin Shkarko në këtë faqe.

  • Zgjidh një gjuhë nga lista dhe pastaj shtyp butonin Shkarko.

  • Kliko me të djathtën te pakoja ISO dhe pastaj, për ta hapur, kliko Mount. (Shënim: udhëzimet për këtë hap mund të ndryshojnë nëse po përdor një program të një pale të tretë për të hapur pakot ISO. Prandaj ndiq udhëzimet e programit.)

  • Kliko 2 herë te WTLSetup.exe dhe ndiq udhëzimet që dalin në ekran për të instaluar Bibliotekën Watchtower.