PËRGJIGJE PËR PYETJE RRETH BIBLËS

A është Djalli shkaku i të gjitha vuajtjeve?

shqip
A është Djalli shkaku i të gjitha vuajtjeve?
https://cms-imgp.jw-cdn.org/img/p/502012505/univ/art/502012505_univ_sqr_xl.jpg
ijwbq artikulli 21

A është Djalli shkaku i të gjitha vuajtjeve?

A është Djalli shkaku i të gjitha vuajtjeve?

Përgjigjja e Biblës

 Bibla thotë se Satanai është person real. Ai, ashtu si kreu i një organizate të fuqishme kriminale, bën çmos ta kryejë vullnetin e tij me «shenja . . . të gënjeshtërta» dhe me «mashtrim». Në fakt, Bibla thotë se ai «vazhdon të shndërrohet në engjëll drite». (2 Selanikasve 2:9, 10; 2 Korintasve 11:14) Ekzistenca e Djallit është e dukshme nga dëmet që shkakton.

 Gjithsesi, Djalli nuk është përgjegjës për të gjitha vuajtjet. Pse jo? Perëndia i krijoi njerëzit me aftësinë për të zgjedhur mes së mirës dhe së keqes. (Josiu 24:15) Kur nuk bëjmë zgjedhje të mira, korrim pasoja të këqija.—Galatasve 6:7, 8.