Pse të lutemi në emër të Jezuit?
Përgjigjja e Biblës
Duhet t’i lutemi Perëndisë në emër të Jezuit, sepse kjo është e vetmja mënyrë që ka miratuar Perëndia për t’iu afruar. Jezui tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.» (Gjoni 14:6) Gjithashtu, Jezui u tha apostujve besnikë: «Me të vërtetë po ju them se po t’i kërkoni Atit ndonjë gjë, ai do t’jua japë në emrin tim.»—Gjoni 16:23.
Arsye të tjera pse të lutemi në emër të Jezuit
Nderojmë Jezuin dhe Atin e tij, Perëndinë Jehova.—Filipianëve 2:9-11.
Tregojmë se e vlerësojmë vdekjen e Jezuit si masa që ka marrë Perëndia për të na shpëtuar.—Mateu 20:28; Veprat 4:12.
Pranojmë rolin unik të Jezuit si Ndërmjetës mes Perëndisë dhe njerëzve.—Hebrenjve 7:25.
Respektojmë shërbimin e Jezuit si Kryeprift, që mund të na ndihmojë të fitojmë një emër të mirë para Perëndisë.—Hebrenjve 4:14-16.