Libri i Zbulesës—Cili është kuptimi i tij?
Përgjigjja e Biblës
Emri grek i librit biblik të Zbulesës, Apokálipsis (apokalipsi), do të thotë «zbuloj». Ky emër tregon domethënien e këtij libri—zbulon çështjet që kanë qenë të fshehura dhe ngjarjet që do të ndodhnin mjaft kohë pasi u shkruan. Shumë nga profecitë e saj do të plotësohen në të ardhmen.
Një ide e përgjithshme për librin e Zbulesës
Hyrja.—Zbulesa 1:1-9.
Mesazhet e Jezuit për shtatë kongregacionet.—Zbulesa 1:10–3:22.
Një vegim i Perëndisë, hipur në fronin e tij në qiell.—Zbulesa 4:1-11.
Një seri vegimesh, secili çon te tjetri:
Shtatë vulat.—Zbulesa 5:1–8:6.
Shtatë trumbetat, tri të fundit prej tyre lajmërojnë tri mjerime.—Zbulesa 8:7–14:20.
Shtatë kupat, secila mban një plagë që përfaqëson gjykimin hyjnor që duhet derdhur mbi tokë.—Zbulesa 15:1–16:21.
Vegimet për shkatërrimin e armiqve të Perëndisë.—Zbulesa 17:1–20:10.
Vegimet e bekimeve të Perëndisë për qiellin dhe tokën.—Zbulesa 20:11–22:5.
Mbyllja.—Zbulesa 22:6-21.
Për të kuptuar librin e Zbulesës, mbaj parasysh:
Mesazhi i tij është pozitiv, jo i frikshëm a i tmerrshëm për ata që i shërbejnë Perëndisë. Edhe pse shumë e lidhin fjalën «apokalips» me një shkatërrim të madh, libri i Zbulesës fillon dhe mbaron duke thënë se ata që e lexojnë, e kuptojnë dhe e zbatojnë mesazhin e tij do të jenë të lumtur.—Zbulesa 1:3; 22:7.
Zbulesa përdor shumë ‘shenja’ ose simbole që nuk duhen marrë në kuptimin e mirëfilltë.—Zbulesa 1:1.
Shumë nga personat dhe simbolet kryesore në librin e Zbulesës janë përmendur edhe më parë në Bibël:
Jehovai—«Perëndia i vërtetë lart në qiej» dhe Krijuesi i gjithçkaje.—Ligji i përtërirë 4:39; Psalmi 103:19; Zbulesa 4:11; 15:3.
Jezu Krishti—«Qengji i Perëndisë».—Gjoni 1:29; Zbulesa 5:6; 14:1.
Satana Djalli—kundërshtari i Perëndisë.—Zanafilla 3:14, 15; Gjoni 8:44; Zbulesa 12:9.
Babilonia e Madhe—ashtu si Babilonia e lashtë (Babeli), një armike e Perëndisë Jehova dhe e popullit të tij. Burimi i gënjeshtrave fetare.—Zanafilla 11:2-9; Isaia 13:1, 11; Zbulesa 17:4-6; 18:4, 20.
«Deti»—njerëzimi i lig që kundërshton Perëndinë.—Isaia 57:20; Zbulesa 13:1; 21:1.
Aspektet që korrespondojnë me tabernakullin e lashtë, i cili përdorej në adhurimin e Perëndisë—ndër to, arka e besëlidhjes, deti i qelqtë (legeni për larje), llambat, temjani dhe altari i flijimeve.—Dalja 25:10, 17, 18; 40:24-32; Zbulesa 4:5, 6; 5:8; 8:3; 11:19.
Bishat—simbol i qeverive njerëzore.—Danieli 7:1-8, 17-26; Zbulesa 13:2, 11; 17:3.
Numrat që përdoren në mënyrë simbolike.—Zbulesa 1:20; 8:13; 13:18; 21:16.
Vegimet zbatohen për «ditën e Zotërisë», e cila filloi më 1914 kur u vendos Mbretëria e Perëndisë dhe kur Jezui nisi të mbretëronte. (Zbulesa 1:10) Prandaj mund të presim që Zbulesa ta ketë përmbushjen kryesore në kohën tonë.
Për ta kuptuar librin e Zbulesës, kemi nevojë për ato gjëra që na ndihmojnë të kuptojmë edhe pjesën tjetër të Biblës. Këtu përfshihet mençuria nga Perëndia dhe ndihma e atyre që tashmë e kuptojnë.—Veprat 8:26-39; Jakovi 1:5.