Kalo te përmbajtja

Video për Biblën​—Mësime thelbësore

Këto video-mësime të shkurtra u japin përgjigje pyetjeve biblike thelbësore, si: Pse e krijoi Zoti tokën? Në ç’gjendje janë të vdekurit? dhe Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

A u krijua universi?

Tregimi i Biblës për krijimin, shpesh keqkuptohet ose madje hidhet poshtë si të ishte një mit. A mund t’i besojmë asaj që thotë Bibla?

A ka emër Perëndia?

Perëndia ka shumë tituj, si i Plotfuqishëm, Krijues dhe Zot. Por emri i tij shfaqet rreth 7.000 herë në Bibël.

Kush është autori i Biblës?

Nëse e shkruan njerëzit, a mund të quhet me të drejtë Fjala e Perëndisë? Mendimet e kujt përmban Bibla?

Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme?

Nëse Bibla është Fjala e Perëndisë, atëherë duhet të jetë ndryshe nga çdo libër i shkruar ndonjëherë.

Pse e krijoi Perëndia tokën?

Bota jonë është plot me bukuri. Është e vendosur në distancën e duhur nga dielli, ka këndin e duhur të pjerrësisë dhe rrotullohet me shpejtësinë e duhur. Pse Zoti bëri kaq shumë përpjekje për të krijuar tokën?

Në ç’gjendje janë të vdekurit?

Bibla premton një kohë kur shumë njerëz do të ringjallen, ashtu siç ndodhi me Lazarin.

A ekziston ferri?

Bibla thotë se «Perëndia është dashuri», prandaj ai nuk do t’i torturonte kurrë njerëzit për gabimet e së shkuarës.

A është Jezu Krishti Perëndia?

A është Jezui Perëndia i Plotfuqishëm? Apo janë dy persona krejt të ndryshëm?

Pse vdiq Jezui?

Mbase ke dëgjuar se ai vdiq për mëkatet tona. Po a ka mundësi që flijimi i jetës së një njeriu t’i sjellë dobi miliona të tjerëve?

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Gjatë gjithë shërbimit të tij, Jezui i mësoi të tjerët për Mbretërinë e Perëndisë më shumë se për çdo gjë tjetër. Për shekuj me radhë, dishepujt e tij janë lutur që kjo Mbretëri të vijë.

Mbretëria e Perëndisë filloi të qeverisë në vitin 1914

Mbi 2.600 vjet më parë, Perëndia i dha një mbreti të fuqishëm një ëndërr profetike e cila po përmbushet sot.

Bota ka ndryshuar që nga viti 1914

Kushtetet e botës dhe tiparet e njerëzve që nga viti 1914 vërtetojnë se profecitë e Biblës për «ditët e fundit» po përmbushen.

Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

Bibla jep përgjigje të kënaqshme dhe ngushëlluese.

A i pranon Perëndia të gjitha fetë?

Shumë njerëz besojnë se nuk ka rëndësi çfarë feje ke.

A e pranon Perëndia përdorimin e shëmbëlltyrave kur e adhurojmë?

A mund të na ndihmojnë t’i afrohemi një Perëndie të cilin nuk e shohim?

A i dëgjon Perëndia të gjitha lutjet?

Ç’të themi nëse dikush lutet me motive egoiste? Po për një burrë që keqtrajton gruan e tij dhe të nesërmen kërkon bekimin ose ndihmën e Zotit?