Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

27 GUSHT 2018
MATERIALE TË REJA

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhët kilube, ndebele (zimbabviane) dhe suahili (kongoleze)

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhët kilube, ndebele (zimbabviane) dhe suahili (kongoleze)

Më 24 gusht 2018 doli Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën ndebele (zimbabviane) në Bulavajo, Zimbabve. Po atë ditë doli Përkthimi Bota e Re i plotë në gjuhët kilube dhe suahili (kongoleze) në Lubumbashi, Republika Demokratike e Kongos. Përkthimi Bota e Re është përkthyer i plotë ose pjesërisht në 169 gjuhë.