Më 6 tetor 2018, në mbledhjen vjetore të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, u prezantuan dy botime të reja. Libri Adhurimi i pastër i Jehovait—Rivendoset më në fund! që bazohet te profecitë e Ezekielit dhe broshura Kushtoju leximit dhe mësimdhënies që është bërë enkas për të ndihmuar Dëshmitarët e Jehovait të rritin aftësitë në lexim dhe në mësimdhënie.

Tashmë në jw.org dhe JW Library janë në dispozicion libri Adhurimi i pastër në anglisht dhe broshura Mësimdhënia në disa gjuhë. Më vonë, libri Adhurimi i pastër do të dalë edhe në gjuhë të tjera.

Gjithashtu u njoftua se Trupi Udhëheqës ka miratuar ndryshime të rëndësishme të siteve dhe të aplikacioneve tona. Për shembull, siti jw.org do të ketë një dizajn të ri që do të përfshijë materiale dhe veçori të JW Broadcasting dhe të BIBLIOTEKËS ONLINE Watchtower. Edhe aplikacioni JW Library do të ketë dizajn të ri që do të përmbajë materiale dhe veçori të Bibliotekës Watchtower, si dhe materiale që tani shfaqen vetëm në sitin jw.org. Pamja e përgjithshme e rishikuar e sitit dhe e aplikacionit do të unifikohet që ato të jenë edhe më të lehta për t’u përdorur. Për shembull, për t’u siguruar që lundrimi në sit dhe në aplikacion të jetë i lehtë, aspekte kyçe do të thjeshtohen që përdoruesit të gjejnë shpejt informacione besimforcuese. Planifikimi dhe dizajnimi i këtij projekti të madh tashmë kanë filluar. Brenda pak muajsh do të shihni disa nga këto ndryshime.