Kalo te përmbajtja

A është Perëndia Trinitet?

A është Perëndia Trinitet?

Përgjigjja e Biblës

Shumë grupe fetare të krishtere mësojnë se Perëndia është Trinitet. Gjithsesi, shiko çfarë thotë një enciklopedi (Encyclopædia Britannica): «As fjala Trinitet dhe as ndonjë doktrinë e qartë që lidhet me të, nuk gjenden në Besëlidhjen e Re . . . Doktrina u zhvillua pak nga pak, përgjatë disa shekujve dhe përmes shumë kundërshtimesh.»

Në fakt, Perëndia i Biblës nuk përshkruhet kurrë si pjesë e një Triniteti. Shiko këto vargje biblike:

«Jehovai, Perëndia ynë, është një Jehova.»—Ligji i përtërirë 6:4.

«Vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.»—Psalmi 83:18.

«Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.»—Gjoni 17:3.

«Perëndia është një i vetëm.»—Galatasve 3:20.

Pse thonë shumica e grupeve fetare të krishtere se Perëndia është Trinitet?