Kalo te përmbajtja

Paqja në tokë—Si do të vijë?

Paqja në tokë—Si do të vijë?

Përgjigjja e Biblës

Paqja në tokë nuk do të vijë nga përpjekjet njerëzore, por me anë të Mbretërisë së Perëndisë, një qeveri qiellore ku sundon Jezu Krishti. Të shohim çfarë mëson Bibla për këtë shpresë të mrekullueshme.

  1. Perëndia ‘do t’i pushojë luftërat deri në skaj të dheut’, duke përmbushur kështu premtimin për të sjellë «paqe në tokë për njerëzit që kanë miratimin e tij».—Psalmi 46:9; Luka 2:14.

  2. Mbretëria e Perëndisë do ta sundojë mbarë tokën nga qielli. (Danieli 7:14) Si qeveri e mbarë botës, do të eliminojë nacionalizmin, rrënjën e shumë konflikteve.

  3. Jezui, sundimtari i Mbretërisë së Perëndisë, quhet «Princ i Paqes» dhe do të sigurohet që ‘paqja të mos ketë fund’.—Isaia 9:6, 7.

  4. Njerëzit që nuk heqin dorë nga lufta nuk do të lejohen të jetojnë nën Mbretërinë, pasi «atë që do dhunën, shpirti i Tij e urren».—Psalmi 11:5; Proverbat 2:22.

  5. Perëndia i mëson nënshtetasit e tij si të jetojnë në paqe. Kur përshkruan rezultatet e këtij mësimi, Bibla thotë: «Ata do t’i farkëtojnë shpatat duke i kthyer në plore dhe heshtat në kiza për krasitje. Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, dhe as do të mësojnë më të luftojnë.»—Isaia 2:3, 4.

Tashmë, Perëndia po mëson miliona Dëshmitarë të Jehovait në mbarë botën si të jenë paqësorë. (Mateu 5:9) Edhe pse i përkasim grupeve të ndryshme etnike dhe jetojmë në më tepër se 230 vende, nuk pranojmë të përdorim armë kundër të tjerëve.

Sot, Dëshmitarët e Jehovait po mësojnë udhët e paqes