Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Cili është vullneti i Perëndisë për jetën time?

Cili është vullneti i Perëndisë për jetën time?

Përgjigjja e Biblës

Vullneti i Perëndisë është që ta njohësh, t’i afrohesh, dhe më pas ta duash e t’i shërbesh me gjithë zemër atij. (Mateu 22:​37, 38; Jakovi 4:8) Nga jeta dhe mësimet e Jezuit mund të mësosh si të bësh vullnetin e Perëndisë. (Gjoni 7:​16, 17) Jezui jo vetëm foli për vullnetin e Perëndisë, por edhe jetoi në përputhje me të. Në fakt, Jezui tha se qëllimi i tij në jetë nuk ishte ‘të bënte vullnetin e vet, por vullnetin e atij që e dërgoi’.​—Gjoni 6:38.

A kam nevojë për një shenjë të veçantë, vegim ose thirrje që të kuptoj cili është vullneti i Perëndisë për mua?

Jo, sepse mesazhi i Perëndisë për njerëzimin gjendet në Bibël. Ajo përmban atë që të nevojitet për të qenë «plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë». (2 Timoteut 3:​16, 17) Perëndia dëshiron që ta përdorësh Biblën bashkë me ‘fuqinë tënde për të arsyetuar’, që të mësosh vullnetin e tij për ty.​—Romakëve 12:​1, 2; Efesianëve 5:17.

A mund ta bëj vërtet vullnetin e Perëndisë?

Po, mundesh, sepse Bibla thotë: «Urdhërimet e tij [Perëndisë] nuk janë të rënda.» (1 Gjonit 5:​3, Diodati i Ri) Kjo nuk do të thotë se është gjithnjë e lehtë t’u bindesh urdhërimeve të Perëndisë. Por, dobitë që do të nxjerrësh janë shumë më të mëdha në krahasim me përpjekjet që duhet të bësh. Vetë Jezui tha: «Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!»​—Luka 11:28.