Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A duhet t’ia hedhim fajin Perëndisë për vuajtjet?

A duhet t’ia hedhim fajin Perëndisë për vuajtjet?

Përgjigjja e Biblës

Bibla përgjigjet qartë jo. Vuajtjet nuk bënin pjesë në qëllimin që Perëndia Jehova kishte për njerëzimin. Megjithatë, çifti i parë u rebelua kundër sundimit të Perëndisë kur zgjodhi t’i përcaktonte vetë standardet e së mirës dhe të së keqes. Ata i kthyen shpinën Perëndisë dhe vuajtën pasojat.

Ne sot po korrim frytet e zgjedhjes së tyre të keqe. Por nuk ishte kurrsesi Perëndia burimi i vuajtjeve të njerëzve.

Bibla thotë: «Kur është nën sprovë, askush të mos thotë: ‘Po më sprovon Perëndia.’ Sepse Perëndia nuk mund të sprovohet me gjëra të liga, dhe as ai vetë nuk sprovon njeri.» (Jakovi 1:13) Kushdo mund të përjetojë vuajtje, edhe ata që kanë miratimin e Perëndisë.