Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A është e nevojshme t’i përkasësh një feje?

A është e nevojshme t’i përkasësh një feje?

Përgjigjja e Biblës

Po, sepse Zoti dëshiron që njerëzit të mblidhen bashkë për ta adhuruar. Bibla thotë: «Le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për dashuri dhe vepra të shkëlqyera, pa braktisur mbledhjet tona.»​—Hebrenjve 10:24, 25.

Jezui tregoi se dishepujt e tij do të formonin një grup të organizuar, kur u tha: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.» (Gjoni 13:35) Kryesisht, dishepujt e Krishtit do ta shfaqnin këtë dashuri duke u shoqëruar me bashkëbesimtarët. Ata do të organizoheshin në kongregacione që do të mblidheshin rregullisht për të adhuruar Perëndinë. (1 Korintasve 16:19) Si një grup i tërë, ata do të formonin një vëllazëri mbarëbotërore.​—1 Pjetrit 2:​17.

Nuk mjafton vetëm t’i përkasësh një feje

Ndonëse Bibla tregon se njerëzit duhet të mblidhen bashkë për të adhuruar Zotin, ajo nuk mëson se dikush mund t’i pëlqejë Atij thjesht duke qenë pjesëtar i një feje. Që dikush të ketë miratimin e Zotit, feja e tij duhet të ndikojë në jetën e përditshme. Për shembull, Bibla thotë: «Adhurimi [ose «feja»] i pastër dhe i pandotur nga pikëpamja e Perëndisë, Atit tonë, është ky: të kujdesesh për jetimët dhe vejushat në vështirësitë e tyre dhe ta ruash veten të panjollë nga bota.»​—Jakovi 1:27.