Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A provojnë profecitë mesianike se Jezui ishte Mesia?

A provojnë profecitë mesianike se Jezui ishte Mesia?

Përgjigjja e Biblës

Po. Kur Jezui ishte në tokë, tek ai u përmbushën profeci të shumta për ‘Mesinë, Udhëheqësin’ i cili do të bëhej ‘Shpëtimtar i botës’. (Danieli 9:25; 1 Gjonit 4:14) Madje, tek ai u përmbushën profeci mesianike edhe pas vdekjes.​—Psalmi 110:1; Veprat 2:34-36.

 Cili është kuptimi i fjalës «Mesia»?

Si fjala hebraike Mashíah (Mesia), edhe ekuivalenti i saj në greqisht, Kristós (Krisht), kanë kuptimin «i Mirosur». Kështu që «Jezu Krisht» do të thotë «Jezui, i Mirosuri» ose «Jezui, Mesia».

Në kohët biblike, kur dikush emërohej në një pozitë të veçantë autoriteti, shpesh mirosej duke i hedhur vaj në kokë. (Levitiku 8:12; 1 Samuelit 16:13) Perëndia e caktoi Jezuin si Mesia, një pozitë me shumë autoritet. (Veprat 2:36) Megjithatë, Ai nuk e mirosi me vaj, por me frymë të shenjtë.​—Mateu 3:16.

 A mund të përmbusheshin te disa persona profecitë mesianike?

Jo. Ashtu si shenjat e gishtave identifikojnë vetëm një person, profecitë biblike të përmbushura tregojnë se ka vetëm një Mesi, ose Krisht. Gjithsesi, Bibla paralajmëron se «do të dalin Krishtër të rremë dhe profetë të rremë e do të bëjnë shenja të mëdha dhe çudira, që të mashtrojnë mundësisht edhe të zgjedhurit».​—Mateu 24:24.

 A mund të shfaqet në të ardhmen Mesia?

Jo. Bibla paratha se Mesia do të ishte pasardhës i Davidit, mbretit të Izraelit. (Psalmi 89:3, 4) Megjithatë, regjistrimet gjenealogjike judaike deri te Davidi, kanë humbur. Me sa duket u shkatërruan kur romakët pushtuan Jerusalemin në vitin 70 të e.s. * Që prej asaj kohe askush nuk mund të vërtetojë se vjen nga familja mbretërore e Davidit. Ndryshe nga kjo, në kohën e Jezuit këto regjistrime gjenealogjike ekzistonin, e megjithatë as armiqtë e tij nuk e mohuan dot se ai ishte pasardhës i Davidit.​—Mateu 22:41-46.

 Sa profeci mesianike ka në Bibël?

Është e pamundur të themi një numër fiks të profecive mesianike. Për shembull, edhe në fragmentet që flasin qartë për Mesinë, numri i profecive mund të ndryshojë në varësi të metodës së numërimit. Tek Isaia 53:2-7 përmenden disa aspekte profetike për Mesinë. Disa mund ta konsiderojnë këtë fragment si një profeci të vetme, kurse të tjerë mund të konsiderojnë secilin prej aspekteve si profeci më vete.

 Disa profeci mesianike që u përmbushën te Jezui

Profecia

Ku gjendet

Përmbushja

Pasardhja, ose fara, e Abrahamit

Zanafilla 22:17, 18

Mateu 1:1

Pasardhës i birit të Abrahamit, Isakut

Zanafilla 17:19

Mateu 1:2

Lind në fisin izraelit të Judës

Zanafilla 49:10

Mateu 1:1, 3

Vjen nga linja mbretërore e Davidit

Isaia 9:7

Mateu 1:1

Lind nga një virgjëreshë

Isaia 7:14

Mateu 1:18, 22, 23

Lind në Betlehem

Mikea 5:2

Mateu 2:1, 5, 6

Quhet Emanuel *

Isaia 7:14

Mateu 1:21-23

Fillim i thjeshtë

Isaia 53:2

Luka 2:7

Pas lindjes së tij, vriten fëmijë të vegjël

Jeremia 31:15

Mateu 2:16-18

Thirret nga Egjipti

Hozea 11:1

Mateu 2:13-15

Quhet nazareas *

Isaia 11:1

Mateu 2:23

Paraprihet nga një lajmëtar

Malakia 3:1

Mateu 11:7-10

Miroset si Mesia në vitin 29 të e.s. *

Danieli 9:25

Mateu 3:13-17

Perëndia thotë se ai ishte i Biri

Psalmi 2:7

Veprat 13:33, 34

Ka zell për shtëpinë e Perëndisë

Psalmi 69:9

Gjoni 2:13-17

Predikon lajmin e mirë

Isaia 61:1

Luka 4:16-21

Shërbimi i tij në Galile do të ishte një dritë e madhe

Isaia 9:1, 2

Mateu 4:13-16

Mrekullibërës si Moisiu

Ligji i përtërirë 18:15

Veprat 2:22

Njësoj si Moisiu, flet për mendimet e Perëndisë

Ligji i përtërirë 18:18, 19

Gjoni 12:49

Shëron shumë të sëmurë

Isaia 53:4

Mateu 8:16, 17

Nuk tërheq vëmendjen te vetja

Isaia 42:2

Mateu 12:17, 19

Tregon dhembshuri për të munduarit

Isaia 42:3

Mateu 12:9-20; Marku 6:34

Pasqyron drejtësinë e Perëndisë

Isaia 42:1, 4

Mateu 12:17-20

Këshilltar i Mrekullueshëm

Isaia 9:6, 7

Gjoni 6:68

Shpall emrin e Jehovait

Psalmi 22:22

Gjoni 17:6

Flet me ilustrime

Psalmi 78:2

Mateu 13:34, 35

Udhëheqës

Danieli 9:25

Mateu 23:10

Shumë veta nuk e besojnë

Isaia 53:1

Gjoni 12:37, 38

Gur pengese

Isaia 8:14, 15

Mateu 21:42-44

Hidhet poshtë nga njerëzit

Psalmi 118:22, 23

Veprat 4:10, 11

Urrehet pa shkak

Psalmi 69:4

Gjoni 15:24, 25

Hyn triumfues në Jerusalem, mbi një gomar

Zakaria 9:9

Mateu 21:4-9

Merr lavdi nga fëmijët

Psalmi 8:2

Mateu 21:15, 16

Vjen në emër të Jehovait

Psalmi 118:26

Gjoni 12:12, 13

Tradhtohet nga një mik i besuar

Psalmi 41:9

Gjoni 13:18

Tradhtohet për 30 monedha argjendi *

Zakaria 11:12, 13

Mateu 26:14-16; 27:3-10

Braktiset nga miqtë

Zakaria 13:7

Mateu 26:31, 56

Kundër tij dëshmojnë dëshmitarë të rremë

Psalmi 35:11

Mateu 26:59-61

Hesht para akuzuesve

Isaia 53:7

Mateu 27:12-14

E pështyjnë

Isaia 50:6

Mateu 26:67; 27:27, 30

E qëllojnë në kokë

Mikea 5:1

Marku 15:19

E fshikullojnë

Isaia 50:6

Gjoni 19:1

Nuk bën rezistencë ndaj atyre që e godasin

Isaia 50:6

Gjoni 18:22, 23

Qeveritarët komplotojnë kundër tij

Psalmi 2:2

Luka 23:10-12

Gozhdohet duar e këmbë në një shtyllë

Psalmi 22:16

Mateu 27:35; Gjoni 20:25

Hidhet short për veshjen e tij

Psalmi 22:18

Gjoni 19:23, 24

Llogaritet si shkelës

Isaia 53:12

Mateu 27:38

E poshtërojnë, e shajnë

Psalmi 22:7, 8

Mateu 27:39-43

Vuan për mëkatarët

Isaia 53:5, 6

1 Pjetrit 2:23-25

Duket sikur Perëndia e kishte braktisur

Psalmi 22:1

Marku 15:34

I japin uthull dhe vrer

Psalmi 69:21

Mateu 27:34

I etur para vdekjes

Psalmi 22:15

Gjoni 19:28, 29

Lë frymën e tij në dorë të Perëndisë

Psalmi 31:5

Luka 23:46

Jep jetën

Isaia 53:12

Marku 15:37

Siguron shpërblesën për të hequr mëkatin

Isaia 53:12

Mateu 20:28

Nuk i thyhet asnjë kockë

Psalmi 34:20

Gjoni 19:31-33, 36

E shpojnë

Zakaria 12:10

Gjoni 19:33-35, 37

Varroset mes të pasurve

Isaia 53:9

Mateu 27:57-60

Ngrihet nga të vdekurit

Psalmi 16:10

Veprat 2:29-31

Zëvendësohet tradhtari

Psalmi 109:8

Veprat 1:15-20

Ulet në të djathtën e Perëndisë

Psalmi 110:1

Veprat 2:34-36

^ par. 15 Cyclopedia e autorëve Meklintok dhe Strong, thotë: «S’ka dyshim se regjistrat e fiseve dhe të familjeve judaike humbën kur u shkatërrua Jerusalemi, e jo më parë.»

^ par. 40 Emri hebraik Emanuel, që ka kuptimin «Me ne është Perëndia», e përshkruan më së miri rolin e Jezuit si Mesia. Jeta e Jezuit në tokë dhe gjërat që bëri, dëshmojnë se Perëndia është me adhuruesit e Tij.​—Luka 2:27-32; 7:12-16.

^ par. 52 Me sa duket, termi «nazareas» vjen nga fjala hebraike nétser që do të thotë «filiz».

^ par. 58 Për hollësi rreth kronologjisë biblike që e identifikon vitin 29 të e.s. si vitin kur do të vinte Mesia, shih artikullin «Si e parathotë profecia e Danielit ardhjen e Mesisë?»

^ par. 127 Kjo profeci gjendet te libri i Zakarisë, megjithatë Mateu, një prej shkrimtarëve të Biblës, shkroi se kjo «ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremia». (Mateu 27:9) Me sa duket, libri i Jeremisë ndonjëherë renditej në atë pjesë të Shkrimeve të quajtur «Profetët». (Luka 24:44) Ka të ngjarë që, kur Mateu shkroi «Jeremia», po i referohej kësaj pjese të Shkrimeve ku përfshihej libri i Zakarisë.