Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A mund të më ndihmojë Bibla të kem familje të lumtur?

A mund të më ndihmojë Bibla të kem familje të lumtur?

Përgjigjja e Biblës

Po. Më poshtë renditen disa prej këshillave të mençura të Biblës që kanë ndihmuar miliona burra e gra të kenë familje të lumtura:

  1. Celebro martesën. Celebrimi nënkupton përkushtim për gjithë jetën dhe kjo është baza për lumturinë familjare.​—Mateu 19:​4-6.

  2. Trego dashuri e respekt. Kjo nënkupton ta trajtosh bashkëshortin ashtu si do të doje të të trajtonin ty.​—Mateu 7:12; Efesianëve 5:​25, 33.

  3. Mos fol ashpër. Fol me butësi, edhe nëse bashkëshorti të lëndon me fjalë ose me vepra. (Efesianëve 4:​31, 32) Siç thotë Bibla te Proverbat 15:1: «Përgjigjja e butë e largon tërbimin, por një fjalë që shkakton dhembje, ngjall zemërim.»

  4. Qëndroji besnik bashkëshortit. Kushtoji vëmendje romantike dhe seksuale vetëm bashkëshortit. (Mateu 5:28) Bibla thotë: «Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi.»​—Hebrenjve 13:4.

  5. Stërviti fëmijët me dashuri. Mos ji as tepër tolerant, as tepër i rreptë.​—Proverbat 29:15; Kolosianëve 3:21.