Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Libri i Zbulesës—Cili është kuptimi i tij?

Libri i Zbulesës—Cili është kuptimi i tij?

Përgjigjja e Biblës

Emri grek i librit biblik të Zbulesës, Apokálipsis (apokalipsi), do të thotë «zbuloj». Ky emër tregon domethënien e këtij libri​—zbulon çështjet që kanë qenë të fshehura dhe ngjarjet që do të ndodhnin mjaft kohë pasi u shkruan. Shumë nga profecitë e saj do të plotësohen në të ardhmen.

Një ide e përgjithshme për librin e Zbulesës

Për të kuptuar librin e Zbulesës, mbaj parasysh:

  1. Mesazhi i tij është pozitiv, jo i frikshëm a i tmerrshëm për ata që i shërbejnë Perëndisë. Edhe pse shumë e lidhin fjalën «apokalips» me një shkatërrim të madh, libri i Zbulesës fillon dhe mbaron duke thënë se ata që e lexojnë, e kuptojnë dhe e zbatojnë mesazhin e tij do të jenë të lumtur.​—Zbulesa 1:3; 22:7.

  2. Zbulesa përdor shumë ‘shenja’ ose simbole që nuk duhen marrë në kuptimin e mirëfilltë.​—Zbulesa 1:1.

  3. Shumë nga personat dhe simbolet kryesore në librin e Zbulesës janë përmendur edhe më parë në Bibël:

  4. Vegimet zbatohen për «ditën e Zotërisë», e cila filloi më 1914 kur u vendos Mbretëria e Perëndisë dhe kur Jezui nisi të mbretëronte. (Zbulesa 1:10) Prandaj mund të presim që Zbulesa ta ketë përmbushjen kryesore në kohën tonë.

  5. Për ta kuptuar librin e Zbulesës, kemi nevojë për ato gjëra që na ndihmojnë të kuptojmë edhe pjesën tjetër të Biblës. Këtu përfshihet mençuria nga Perëndia dhe ndihma e atyre që tashmë e kuptojnë.​—Veprat 8:26-39; Jakovi 1:5.