Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A është e gabuar që të krishterët të përdorin kontraceptivë?

A është e gabuar që të krishterët të përdorin kontraceptivë?

Përgjigjja e Biblës

Jezui nuk i urdhëroi ithtarët e tij të bënin ose të mos bënin fëmijë. As ndonjë nga dishepujt e Jezuit nuk nxori ndonjë udhëzim të tillë. Askund në Bibël nuk dënohet qartë kontrolli i lindjeve. Për këtë çështje zbatohet parimi te Romakëve 14:12: «Secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten.»

Kështu, çiftet e martuara janë të lira të zgjedhin vetë nëse do të krijojnë ose jo familje. Gjithashtu, ata mund të vendosin sa fëmijë do të kenë dhe kur do t’i kenë. Nëse burri dhe gruaja vendosin të përdorin një kontraceptiv joabortues për të shmangur shtatzëninë, është vendimi dhe përgjegjësia e tyre. Askush s’duhet t’i gjykojë.—Romakëve 14:4, 10-13.