Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Nëse një çift duhen, a është e gabuar të bashkëjetojnë pa u martuar?

Nëse një çift duhen, a është e gabuar të bashkëjetojnë pa u martuar?

Përgjigjja e Biblës

Bibla thotë qartë se «Perëndia do t’i gjykojë kurvarët». (Hebrenjve 13:4) Fjala greke pornéia që përkthehet «kurvëri», përfshin seksin para martese. Prandaj do të ishte e gabuar në sytë e Perëndisë që një çift i pamartuar të bashkëjetojnë—edhe nëse kanë ndër mend të martohen më vonë.

Po nëse ata duhen shumë? Prapëseprapë Perëndia kërkon që ata të martohen para se të kryejnë seks. Është Perëndia ai që na ka krijuar me aftësinë për të dashuruar. Cilësia kryesore e Perëndisë është dashuria. (1 Gjonit 4:8) Prandaj, ai ka arsye të forta pse këmbëngul që seksi të kufizohet vetëm te çiftet e martuara.