Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Çfarë thotë Bibla për alkoolin? A është mëkat të pish?

Çfarë thotë Bibla për alkoolin? A është mëkat të pish?

Përgjigjja e Biblës

Nuk është mëkat të pish alkool me karar. Bibla e quan verën një dhuratë nga Perëndia që mund ta bëjë jetën më të këndshme. (Psalmi 104:14, 15; Eklisiastiu 3:​13; 9:7) Ajo pranon edhe vlerat mjekësore të verës.​—1 Timoteut 5:​23.

Jezui pinte verë kur ishte këtu në tokë. (Mateu 26:29; Luka 7:​34) Në një dasmë ai i bëri çiftit një dhuratë bujare duke kthyer ujin në verë, dhe kjo ishte një nga mrekullitë e tij shumë të njohura.​—Gjoni 2:​1-​10.

Rreziqet kur pi me tepri

Ndonëse flet për dobitë e verës, Bibla e dënon të pirët me tepri dhe dehjen. Pra, nëse një besimtar do të vendoste të pinte alkool, do të pinte vetëm me masë. (1 Timoteut 3:8; Titit 2:​2, 3) Bibla jep disa arsye pse duhet të shmangim të pirët me tepri.

Kur quhet teprim?

Teprim quhet kur njeriu ka pirë aq sa vë veten ose të tjerët në rrezik. Sipas Biblës, dehje nuk quhet vetëm kur të bie të fikët, por edhe kur e humbet fillin, nuk të mbajnë këmbët, grindesh më kot me të tjerët ose të trashet gjuha. (Jobi 12:25; Psalmi 107:27; Proverbat 23:29, 30, 33) Edhe atyre që nuk shkojnë deri në dehje, prapëseprapë ‘mund t’u rëndohen zemrat nga pirja e tepërt’ dhe të kenë pasoja serioze.​—Luka 21:34, 35.

Kur nuk duhet pirë fare?

Bibla thotë edhe se ka raste kur besimtarët nuk duhet të pinë fare alkool:

  • Nëse përbën pengesë për të tjerët.​—Romakëve 14:21.

  • Nëse ligji i vendit nuk e lejon.​—Romakëve 13:1.

  • Nëse dikush nuk arrin dot të pijë me karar. Ata që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit ose abuzojnë me alkoolin për arsye të tjera, duhet të vendosin të marrin masa drastike.​—Mateu 5:​29, 30.