Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

VIDEO-MËSIME

Parathënie për librat e Biblës

Këto video-mësime të shkurtra sigurojnë informacione të rëndësishme mbi sfondin historik dhe përmbajtjen e librave të Biblës. Përdori këto mësime për të përmirësuar leximin dhe studimin tënd personal të Biblës.

Parathënie për librin e Ezdrës

Jehovai plotësoi premtimin për të liruar popullin e tij nga mërgimi në Babiloni dhe për të rivendosur adhurimin e vërtetë në Jerusalem.

Parathënie për librin e Nehemisë

Libri biblik i Nehemisë siguron mësime të vlefshme për gjithë adhuruesit e vërtetë sot.

Parathënie për librin e Esterës

Ngjarjet dramatike në kohën e Esterës do të të forcojnë besimin tek aftësia që ka Perëndia Jehova ta shpëtojë popullin e tij nga sprovat sot.

Parathënie për librin e Jobit

Të gjithë ata që e duan Jehovain do të sprovohen. Tregimi i Jobit na jep siguri që mund ta mbajmë integritetin dhe ta përkrahim sovranitetin e Jehovait.

Parathënie për librin e Psalmeve

Psalmet mbështetin sovranitetin e Jehovait, ndihmojnë e ngushëllojnë ata që e duan Perëndinë dhe tregojnë si do të ndryshojë bota me anë të Mbretërisë së tij.

Parathënie për librin e Proverbave

Merr drejtim hyjnor për thuajse çdo aspekt të jetës së përditshme—nga çështjet tregtare deri tek ato familjare.

Parathënie për librin e Eklisiastiut

Mbreti Solomon thekson gjërat që kanë vërtet rëndësi në jetë dhe i krahason me gjërat që bien ndesh me mençurinë hyjnore.

Parathënie për librin «Kënga e Solomonit»

Dashuria e pashuar e shulamites për bariun përshkruhet si «flaka e Jah». Pse?

Parathënie për librin e Isaisë

Libri i Isaisë ka profeci të pagabueshme që mund të të forcojnë besimin te Jehovai si Ai që i realizon premtimet dhe si Perëndia i shpëtimit tonë.

Parathënie për librin e Jeremisë

Jeremia qëndroi besnik në caktim e tij si profet, pavarësisht vështirësive. Mendo çfarë do të thotë për të krishterët sot shembulli i tij.

Parathënie për librin e Vajtimeve

Libri i Vajtimeve, shkruar nga profeti Jeremia, shpreh trishtim të thellë për shkatërrimin e Jerusalemit dhe tregon si pendimi sjell mëshirën hyjnore.

Parathënie për librin e Ezekielit

Ezekieli përmbushi me përulësi dhe guxim çdo caktim që i dha Perëndia, pavarësisht sa të vështira ishin. Shembulli i tij është tejet i çmuar për ne sot.

Parathënie për librin e Danielit

Danieli dhe shokët e tij i qëndruan besnikë Jehovait në çdo rrethanë. Shembulli i tyre dhe përmbushja e profecive na sjellin dobi sot, në ditët e fundit.

Parathënie për librin e Hozesë

Nga libri i Hozesë nxjerrim mësime jetike për mëshirën që u tregon Jehovai keqbërësve të penduar dhe për adhurimin që kërkon ai.

Parathënie për librin e Joelit

Joeli profetizoi për afrimin e ‘ditës së Jehovait’ dhe zbuloi çelësin e mbijetesës. Sot profecitë e tij janë më urgjente se kurrë.

Parathënie për librin e Amosit

Jehovai përdori këtë njeri të përulur për një caktim të rëndësishëm. Ç’mësime të dobishme nxjerrim nga shembulli i Amosit?

Parathënie për librin e Abdisë

Është libri më i shkurtër i Shkrimeve Hebraike. Libri profetik jep shpresë dhe premton shfajësimin e pozitës mbretërore të Jehovait.

Parathënie për librin e Jonait

Profeti e pranoi korrigjimin, e kreu caktimin dhe mori një mësim të rëndësishëm për dashurinë besnike dhe mëshirën e Perëndisë. Historia e tij të prek zemrën.

Parathënie për librin e Mikesë

Ky libër profetik i frymëzuar nga Perëndia na forcon sigurinë se Jehovai na kërkon vetëm gjëra të arsyeshme e për të mirën tonë.

Parathënie për librin e Naumit

Ky libër profetik na siguron se Jehovai e mban gjithmonë fjalën dhe se ai i ngushëllon të gjithë ata që kërkojnë paqen dhe shpëtimin që do të sjellë Mbretëria e tij.

Parathënie për librin e Habakukut

Mund të jemi të sigurt se Jehovai e di gjithmonë se kur është momenti dhe mënyra më e mirë për të shpëtuar popullin e tij.

Parathënie për librin e Sofonisë

Pse duhet të ruhemi nga mendimi se dita e gjykimit të Jehovait s’ka për të ardhur?

Parathënie për librin e Hageut

Libri profetik thekson sa e rëndësishme është të vëmë në radhë të parë adhurimin ndaj Perëndisë dhe jo interesat tona.

Parathënie për librin e Zakarisë

Shumë vegime dhe profeci të frymëzuara e forcuan popullin e Perëndisë në të kaluarën. Të njëjtat profeci vazhdojnë të na sigurojnë se Jehovai na mbështet edhe sot.

Parathënie për librin e Malakisë

Është një libër profetik që flet për parimet, mëshirën dhe dashurinë e pandryshueshme të Jehovait. Ka edhe mësime jetësore për situata në ditët tona.

Parathënie për librin e Mateut

Mëso disa fakte kryesore për librin biblik të Mateut, të parin nga katër Ungjijtë.

Parathënie për librin e Markut

Tregimi i Markut është ungjilli më i shkurtër dhe na tregon paraprakisht të ardhmen kur Jezui të qeverisë si Mbret në Mbretërinë e Perëndisë.

Parathënie për librin e Lukës

Çfarë informacionesh ka Ungjilli i Lukës që gjenden vetëm në këtë ungjill?

Parathënie për librin e Gjonit

Tregimi i Gjonit nxjerr në pah dashurinë e Jezuit për njerëzimin, shembullin e tij të përulësisë dhe identitetin e tij si Mesia, si Mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Perëndisë.

Parathënie për librin «Veprat e Apostujve»

Të krishterët e hershëm punuan pa u lodhur që të bënin dishepuj njerëz nga të gjitha kombet. Libri i Veprave mund të të shtojë zellin dhe entuziazmin për shërbimin.

Parathënie për «Letrën drejtuar romakëve»

Libër i frymëzuar që flet për paanshmërinë e Jehovait dhe për rëndësinë e besimit te Jezu Krishti.

Parathënie për «Letrën e parë drejtuar korintasve»

Letra e Pavlit përmban këshilla të frymëzuara për unitetin, pastërtinë morale, dashurinë dhe besimin te ringjallja.

Parathënie për «Letrën e dytë drejtuar korintasve»

Jehovai, «Perëndia i çdo ngushëllimi», i forcon dhe i mbështet shërbëtorët e tij.

Parathënie për «Letrën drejtuar galatasve»

Letra drejtuar galatasve është me aq vlerë sot, sa ishte edhe në shekullin e parë. Ajo mund t’i ndihmojë të gjithë të krishterët e vërtetë që të qëndrojnë besnikë.

Parathënie për «Letrën drejtuar efesianëve»

Kjo letër e frymëzuar nxjerr në pah qëllimin e Jehovait për të sjellë paqe dhe unitet nëpërmjet Krishtit.

Parathënie për «Letrën drejtuar filipianëve»

Kur nuk dorëzohemi para vështirësive, inkurajojmë të tjerët të bëjnë po njësoj.

Mëso më shumë

LIBRA DHE BROSHURA

Bibla: Cili është mesazhi i saj?

Cili është mesazhi kryesor i Biblës?