Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Të rinjtë pyesin...Përgjigje praktike, vëllimi 1

Të rinjtë pyesin...Përgjigje praktike, vëllimi 1

«Si të flas me prindërit?», «Si të gjej shokë?», «Ç’të keqe ka të shkoj me dikë thjesht për seks?», «Pse jam kaq i trishtuar?»

Nëse të kanë lindur pyetje të tilla, nuk je i vetmi. Burimet ku je drejtuar, mund të të kenë dhënë përgjigje kontradiktore. Të rinjtë pyesin—Përgjigje praktike, vëllimi 1, mund të të ndihmojë për këtë. Këshillat e tij bazohen në parimet praktike që gjenden në Bibël. Fjala e Perëndisë ka ndihmuar miliona njerëz që t’i përballojnë me sukses sfidat e jetës. Zbulo se si mund të të ndihmojë edhe ty.

Në këtë vëllim do të gjesh pjesët vijuese:

  • Marrëdhëniet me familjarët

  • Identiteti yt

  • Brenda dhe jashtë shkollës

  • Seksi, morali dhe dashuria

  • Vese vetëshkatërruese

  • Koha e lirë

  • Adhurimi i Perëndisë

  • Shtojca për prindërit

Mund ta shkarkosh këtë libër në formatin PDF ose të kërkosh një kopje të shtypur, duke u shkruar zyrave tona.

Shënim: PDF-ja e këtij libri tani përmban hapësira ku mund të shkruash. Nëse programi në pajisjen tënde elektronike e lejon këtë, komentet dhe përgjigjet mund t’i shkruash drejtpërdrejt në librin tënd.