Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

TË RINJTË PYESIN

Po nëse thyej ndonjë rregull të familjes?

Po nëse thyej ndonjë rregull të familjes?

Si t’ia bësh që gjendja të mos keqësohet?

Thuaj të vërtetën. Nëse gënjen, do të humbasësh edhe atë besim që prindërit kanë ende te ti. Prandaj, fol hapur dhe tregoji gjërat me hollësi.​—Proverbat 28:13.

  • Mos u justifiko dhe mos e minimizo gabimin.

  • Gjithnjë mbaj parasysh se «përgjigjja e butë e largon tërbimin».​—Proverbat 15:1.

Kërko falje. Është me vend të shprehësh keqardhje për shqetësimin, mërzitjen që u solle të tjerëve ose që u hape punë. Gjithashtu, kjo mund të zbutë disi dënimin që do të të japin. Megjithatë, keqardhja jote duhet të jetë e sinqertë.

Prano pasojat. Të marrësh përsipër përgjegjësinë për veprimet e tua është shenjë pjekurie. Gjëja më e mirë mund të jetë të përpiqesh të fitosh sërish besimin e prindërve.​—Proverbat 20:11.

Asnjëherë mos harro se prindërit kanë përgjegjësinë të kontrollojnë në masë të arsyeshme veprimet e tua. Ja pse, Bibla flet për «urdhërimin e atit tënd» dhe «ligjin e nënës sate».​—Proverbat 6:20.

Nëse do që prindërit të të japin më shumë liri

  • Trego se u bindesh rregullave të tyre.

  • Përpiqu ta bësh bindjen pjesë të identitetit tënd; të ndjesisë sate të brendshme që të tregon kush je dhe cilat janë bindjet e tua.