Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

TË RINJTË PYESIN

Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 2: Bëje të kënaqshëm leximin e Biblës

Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 2: Bëje të kënaqshëm leximin e Biblës

Një adoleshent me emrin Uilli, thotë: «Bibla mund të duket e mërzitshme nëse nuk di ta lexosh në mënyrën e duhur.»

A ke qejf të zbulosh disa sekrete si ta bësh të kënaqshëm leximin e Biblës? Ky artikull do të të ndihmojë.

 Jepu jetë Shkrimeve

Përfshihu edhe vetë në atë që lexon. Mund të provosh këtë metodë.

  1. Zgjidh një tregim nga Bibla që ke dëshirë të studiosh. Mund të jetë një ngjarje biblike, një pjesë nga Ungjijtë ose një nga tregimet e lexuara në formë drame në jw.org.

  2. Lexo tregimin. Mund ta lexosh vetë ose mund ta lexosh me zë bashkë me familjen ose me miqtë. Njëri mund të bëhet tregimtari, kurse të tjerët personazhet e ndryshme.

  3. Provo një ose disa nga sugjerimet e mëposhtme.

    • Bëj një vizatim që përshkruan tregimin ose bëj skica të thjeshta që tregojnë radhën e ngjarjeve. Pastaj vër diçitura për atë që po ndodh në çdo skicë.

    • Vizato diagrame. Për shembull, teksa lexon për një personazh besnik, lidh cilësitë dhe veprimet e tij ose të saj me bekimet që pati.

    • Thuaje tregimin në formën e një lajmi. Raportoje ngjarjen nga këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë «intervista» me personazhet kryesore dhe me dëshmitarët okularë.

    • Nëse një nga personazhet ka marrë një vendim të pamençur, imagjino si mund të kishin shkuar gjërat po të kishte vepruar ndryshe. Për shembull, shqyrto rastin kur Pjetri mohoi Jezuin. (Marku 14:66-72) Si mund ta kishte përballuar më mirë Pjetri këtë situatë të vështirë?

    • Nëse të lind një ide, provo të shkruash vetë një dramë bazuar në një tregim biblik. Përfshi edhe mësime që mund të nxjerrësh prej tij.​—Romakëve 15:4.

      Mund ta bësh të gjallë leximin e Biblës

 Heto!

Po të analizosh detajet, mund të zbulosh xhevahire të fshehura në një tregim. Në fakt, disa herë, veç një ose dy fjalë mund të jenë goxha domethënëse në një tregim biblik.

Për shembull, krahaso Mateun 28:7 me Markun 16:7.

  •  Pse Marku përmendi një detaj me tepër, pra se së shpejti Jezui do t’u shfaqej dishepujve «dhe Pjetrit»?

  • E dhënë: Marku nuk ishte dëshmitar okular i këtyre ngjarjeve; me sa duket ishte Pjetri që i ka dhënë informacionin.

  • Xhevahiri i fshehur: Pse fjalët e Jezuit se donte ta shihte sërish Pjetrin, duhet t’i kenë dhënë zemër atij? (Marku 14:66-72) Si tregoi Jezui se ishte një mik i vërtetë për Pjetrin? Si mund ta imitosh Jezuin e të jesh edhe ti një mik i vërtetë për të tjerët?

Kur u jep jetë Shkrimeve dhe heton për detajet, do të kënaqesh shumë më tepër me leximin e Biblës.