Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

TË RINJTË PYESIN

Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 1: Eksploro Biblën tënde

Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 1: Eksploro Biblën tënde

«Jam përpjekur ta lexoj Biblën, por më zë frika se është libër goxha i madh.»​—Briana 15 vjeçe.

A ndihesh edhe ti kështu? Atëherë, ky artikull mund të të ndihmojë.

 Pse ta lexosh Biblën?

A të duket e mërzitshme ideja që të lexosh Biblën? Nëse po, kjo është e kuptueshme. Mbase Bibla të duket thjesht si një libër me mbi një mijë faqe, me shkronja të vogla e pa figura. Konkurrent jo shumë i fortë i televizorit dhe videove.

Por shihe nga ky këndvështrim: po të gjeje një arkë të vjetër thesari të stërmadhe, a nuk do të bëheshe kurioz se çfarë ka brenda?

Bibla është tamam si një arkë thesari, plot me xhevahire mençurie që do të të ndihmojnë:

  • të marrësh vendime të mira

  • të shkosh mirë me prindërit

  • të gjesh miqtë më të mirë

  • të përballosh stresin

Si ka mundësi që një libër i lashtë të jetë kaq praktik për kohën tonë? Sepse «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia». (2 Timoteut 3:16) Kjo do të thotë se këshillat e Biblës vijnë nga Burimi më i mirë që ekziston.

Bibla është një arkë thesari, plot me xhevahire mençurie të paçmueshme

 Si ta lexoj Biblën?

Një mënyrë është ta lexosh nga fillimi deri në fund. Kështu do të kuptosh tablonë e përgjithshme të mesazhit të saj. Ka shumë mënyra për të lexuar të gjithë Biblën. Shqyrto dy shembuj:

  •  Mund t’i lexosh 66 librat e saj sipas radhës, pra nga Zanafilla te Zbulesa.

  •  Mund ta lexosh në mënyrë kronologjike, domethënë sipas radhës që kanë ndodhur ngjarjet.

Sugjerim: shtojca 9 te Përkthimi Bota e Re (botimi i shtypur) tregon në radhë kronologjike ngjarjet kryesore nga jeta e Jezuit në tokë.

Një mënyrë e dytë për të lexuar Biblën është të zgjedhësh një ngjarje që lidhet me ndonjë vështirësi që po kalon. Për shembull:

Sugjerim: lexoje Biblën në një ambient të qetë që të kesh mundësi të përqendrohesh.

Një mënyrë e tretë për të lexuar Biblën është të zgjedhësh një tregim ose psalm, ta lexosh e pastaj të mendosh si zbatohet në rastin tënd. Pas leximit, pyet veten:

  •  Pse e përfshiu Jehovai këtë në Bibël?

  •  Çfarë tregon për personalitetin e Jehovait apo për mënyrën si vepron ai?

  •  Si mund ta zbatoj këtë informacion në jetën time?

Sugjerim: vendos një synim. Shkruaj datën kur dëshiron të nisësh programin e leximit të Biblës.