Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ç’të bëj nëse jam i varur ndaj pornografisë?

Ç’të bëj nëse jam i varur ndaj pornografisë?

Ja ç’mund të bësh

Kupto çfarë është në të vërtetë pornografia. S’është gjë tjetër veçse një përpjekje për të degjeneruar diçka që Jehovai e krijoi për të qenë e nderuar. Po ta mendosh kështu pornografinë, do ta kesh më të lehtë ‘të urresh të keqen’.—Psalmi 97:10.

Mendo për pasojat. Pornografia u ul vlerat jo vetëm atyre që dalin në këto skena, por edhe atyre që i shohin. Bibla ka arsye të fortë kur thotë: «Mendjehollë është ai që e sheh të keqen dhe fshihet.»—Proverbat 22:3.

Merr një zotim. «Kam bërë një premtim solemn që kurrë të mos shoh me epsh një vajzë»,—tha Jobi, një burrë besnik. (Jobi 31:1, Today’s English Version) Më poshtë janë renditur disa ‘premtime solemne’ që mund të bësh:

  • Nuk do ta përdor Internetin kur jam vetëm.

  • Do të heq menjëherë çdo pamje pornografike që shfaqet papritur ose sit me skena të qarta seksi.

  • Do të flas me një mik të pjekur nëse ndodh që të bie prapë në këtë ves.

Pornografia të mbërthen—sa më shumë sheh, aq më e vështirë është ta lësh

Lutu. Psalmisti iu përgjërua Jehovait: «M’i largo sytë nga gjërat e kota.» (Psalmi 119:37) Perëndia Jehova dëshiron që t’ia dalësh mbanë dhe, nëse i lutesh, mund të të japë forcën për të bërë atë që është e drejtë.—Filipianëve 4:13.

Fol me dikë. Shpesh, gjetja e një miku të besuar është një hap i rëndësishëm për ta hequr këtë ves.—Proverbat 17:17.

Mos harro këtë: sa herë e shmang pornografinë, ke arritur një fitore të rëndësishme. Fol me Jehovain për këtë fitore dhe falënderoje për forcën që të dha. Kur shmang pornografinë, ia gëzon zemrën Jehovait.—Proverbat 27:11.