Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

TË RINJTË PYESIN

Sa i përgjegjshëm jam?

Sa i përgjegjshëm jam?

 Analizo veten!

  • Jam . . . gjithnjë, shumicën e kohës, ndonjëherë ose kurrë

    • i sinqertë

    • i besueshëm

    • i përpiktë

    • i palodhur

    • i rregullt

    • i gjindshëm

    • i drejtë

    • i respektueshëm

    • i dashur

  • Cila nga cilësitë e mësipërme është pika jote e fortë?

    Vazhdo ta shfaqësh atë cilësi!​—Filipianëve 3:16.

  • Me cilën cilësi duhet të punosh më shumë?

Pjesa e mëposhtme do të të ndihmojë të përmirësohesh në këtë drejtim.

 Ç’do të thotë të jesh i përgjegjshëm?

Njerëzit e përgjegjshëm i përmbushin detyrimet në shtëpi, në shkollë dhe në lagje. Ata e pranojnë se janë përgjegjës për veprimet. Prandaj, kur gabojnë, e pranojnë, kërkojnë falje dhe përpiqen ta ndreqin gabimin.

Bibla thotë: «Secili do të mbajë ngarkesën e vet.»​—Galatasve 6:5.

 Pse duhet të jem i përgjegjshëm?

Një njeri i përgjegjshëm i përdor talentet me mençuri dhe ka më shumë të ngjarë të fitojë edhe më tepër respekt, ta trajtojnë si të rritur dhe t’i jepen liri e privilegje.

Bibla thotë: «A ke parë një njeri të zotin në punën e tij? Ai do të zërë vend para mbretërve.»​—Proverbat 22:29.

Një njeri i përgjegjshëm zakonisht është bujar dhe ka shumë mundësi të ketë miqësi të këndshme.

Bibla thotë: «Bëjeni zakon të jepni, dhe do t’ju japin.»​—Luka 6:38.

Një njeri i përgjegjshëm provon ndjesinë se ka arritur diçka dhe ndien krenari të përshtatshme, të cilat ia rritin vetëbesimin.

Bibla thotë: «Secili të tregojë me prova se si është vepra e vet, dhe atëherë do të ketë shkak të ngazëllohet vetëm për veten.»​—Galatasve 6:4.

 Si të bëhem më i përgjegjshëm?

Që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, shih pohimet e mëposhtme. Cilat i përshkruajnë më mirë ndjenjat e tua?

«Është e bezdisshme që mami dhe babi të të trajtojnë si fëmijë duke të të kontrolluar orë e çast.»​—Keri.

«Zakonisht prindërit më lënë pa problem të dal me shokët.»​—Riçardi.

«Kur shoh çfarë bëjnë bashkëmoshatarët, mendoj: ‘Uau! Po prindërit e mi, pse s’më lënë edhe mua të bëj njësoj?’»​—Ana.

«Prindërit më lënë të bëj thuajse çdo gjë. U jam mirënjohëse për lirinë që më japin.»​—Marina.

Përfundimi: Disa të rinj kanë më shumë liri se të tjerët. Përse?

Fakt: Liria që të jepet, shpesh varet nga sa besim ke fituar.

Për shembull, shih çfarë thonë dy nga të rinjtë e cituar më sipër.

Riçardi: «Dikur prindërit dyshonin nëse isha i aftë ta përdorja siç duhet lirinë. Por tani më besojnë, sepse e kam përdorur lirinë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk i gënjej se ku shkoj ose me kë shoqërohem. Faktikisht u tregoj çfarë do të bëj, pa më pyetur.»

Marina: «Gjithsej i kam gënjyer prindërit dy herë, por më kapën mat. Që nga ajo kohë, jam gjithnjë e sinqertë me ta. Për shembull, gjithmonë u jap hollësi se çfarë do të bëj dhe u telefonoj kur dal për qejf. Tani më besojnë edhe më shumë.»

Çfarë ka më tepër rëndësi për ty: punët e shtëpisë apo zbavitja?

A do të doje të të trajtonin si Riçardi dhe Marina? Analizo veten në fushat e mëposhtme:

NË SHTËPI

  • A i çon deri në fund punët e shtëpisë?

  • A i përmbahesh fiks orarit për t’u kthyer në shtëpi?

  • A tregon respekt për prindërit, motrat e vëllezërit?

Në cilën pikë, nëse ka, duhet të punosh?

Bibla thotë: «Bindjuni prindërve.»​—Efesianëve 6:1.

SHKOLLA

  • A i dorëzon brenda afatit detyrat?

  • A po mundohesh të marrësh nota të mira?

  • A ke zakone studimi të mira?

Në cilën pikë, nëse ka, duhet të punosh?

Bibla thotë: «Mençuria është mbrojtje.» (Eklisiastiu 7:12) Nëse mëson në shkollë, kjo do të të ndihmojë të bëhesh i mençur.

REPUTACIONI

  • A je i sinqertë me prindërit dhe të tjerët?

  • A i përdor me mençuri paratë?

  • A njihesh si njeri i besueshëm?

Në cilën pikë, nëse ka, duhet të punosh?

Bibla thotë: «Vishni personalitetin e ri.» (Efesianëve 4:24) Mund t’i përmirësosh cilësitë dhe reputacionin.

Sugjerim: Zgjidh një aspekt ku duhet të përmirësohesh. Fol me të tjerët që shkëlqejnë në atë aspekt dhe kërkoju këshilla. Shkruaj disa mënyra specifike si të përmirësosh cilësinë që do dhe mbaj shënim përparimin për një muaj. Shëno arritjet dhe dështimet. Shih përparimin në fund të muajit.