Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Më tërheqin ata të seksit tim—A do të thotë kjo se jam gej?

Më tërheqin ata të seksit tim—A do të thotë kjo se jam gej?

Aspak!

Fakt: Në shumë raste, tërheqja ndaj të njëjtit seks është veçse fazë kalimtare.

Këtë kuptoi edhe Lizeta 16-vjeçare, të cilën njëherë e tërhiqte një vajzë. Ajo thotë: «Në orët e biologjisë në shkollë mësova se gjatë viteve të adoleshencës nivelet hormonale mund të kenë luhatje të mëdha. Jam e bindur se, nëse të rinjtë do të kishin më tepër njohuri për trupin e tyre, do ta kuptonin se tërheqja ndaj të njëjtit seks mund të jetë e përkohshme dhe nuk do të ishin nën presion për t’u bërë gej.»

Tërë të rinjtë hasin një vendim​—të kenë pikëpamjen degjeneruese të botës për prirjet seksuale ose të ndjekin shtegun me norma të larta të Fjalës së Perëndisë

Por, ç’të themi nëse tërheqja që ke ndaj të njëjtit seks duket sikur është më tepër se një fazë kalimtare? A është mizore nga ana e Perëndisë t’i kërkojë dikujt që e tërheq i njëjti seks që të shmangë homoseksualizmin?

Nëse iu përgjigje po pyetjes së fundit, duhet të dish se ky arsyetim bazohet në konceptin e gabuar se njerëzit duhet të veprojnë sipas impulseve të tyre seksuale. Bibla u jep dinjitet njerëzve duke i siguruar se mund të zgjedhin të mos veprojnë siç ua diktojnë impulset e papërshtatshme seksuale.​—Kolosianëve 3:5.

Pikëpamja e Biblës nuk është e paarsyeshme. Ajo thjesht i udhëzon ata që kanë dëshira homoseksuale, të bëjnë të njëjtën gjë që kërkohet nga heteroseksualët: ‘Të ikin nga kurvëria.’ (1 Korintasve 6:18) Fakti është që, miliona heteroseksualë që dëshirojnë t’u përmbahen normave biblike, ushtrojnë vetëkontroll pavarësisht nga tundimet që mund të hasin. Edhe ata që kanë prirje homoseksuale mund të bëjnë të njëjtën gjë nëse duan vërtet t’i pëlqejnë Perëndisë.​—Ligji i përtërirë 30:19.